Në kuadër të aksionit Anti Informalitet Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka organizuar ditën e premte një takim me biznese në fushën e ndërtimit. Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin e planit kundër informalitet si dhe problematikat që duhet të merren në konsideratë  nga përfaqësuesit e bizneseve.


Diskutimet u fokusuan gjithashtu në ligjin e faljeve dhe deklarimin e pagave reale të punonjësve nga ana bizneseve.


Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, ku u shkëmbyen mendime dhe u diskutuan disa nga problematikat të cilat shqetësonin bizneset, të tilla si thjeshtimi i proçedurave tatimore dhe  kriteret kryesore që ndiqen  për kontrollet tatimore .


Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan iniciativën që Administrata Tatimore ka ndërmarrë në lidhje me dëgjimin e opinioneve të tyre dhe u shprehën pozitivisht për bashkëpunimin kundër informalitetit dhe evazionit.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)