ballaDeputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka rrëfyer një prapaskenë nga Parlamenti, ku seanca plenare është duke u zhvilluar me interpelancën e kryeministrit Edi Rama, thërritur nga Vangjel Dule, lidhur me çështjen e Kishës së Dhërmiut.

Balla ka përgjuar opozitën dhe duke postuar në profilin e tij në Facebook një foto të kolegëve opozitarë, shkruan: "Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Edi Paloka i ben thirrje deputeteve te PD te braktisin interpelancen me Kryeministrin, por ne realitet asnje nuk e ndjek. Iken i vetem Paloka".