Ish-zëvendësministri i Arsimit Taluant Muka ka bërë publik nëpërmjet Facebook-ut mesazhet që ka shkëmbyer me Kryeministrin gjatë kohës që është në detyrë. Ai pretendon se kur i është komunikuar detyra si zëvendësministër, do të kishte detyra të rëndësishme, madje Muka do të ishte edhe mbi ministren Lindita Nikolla. Siç duket gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe Muka thotë se është prerë në besë.


Ja çfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM! Ne kishim rënë dakord që unë do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe jo për të bërë punën!, shkruan Muka.


E-maili i plotë.


Përshëndetje z. Kryeministër,


Ju falënderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!


Po ju bëj një përmbledhje të javës time të parë në punë.


Hyrja në një zyrë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrë. Në momentin e hyrjes në zyrë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013). E njëjta situatë ishte edhe kur hyra unë në zyrë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ekzistonte.


Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.


Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjendjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i Outlook jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.


Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi (task forca) edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij diçka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhënë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.


Akademia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentet në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reformë të akademisë së shkencave.


Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje brilante me Tony Blair si protektorin tuaj, dhe unë dua të propozoj diçka të ngjashme me prezencën në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të mirët në botën e Prevention Medicine.


Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar.


Përzemërsisht,


Taulanti.

































11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)