Taulant Xhaka, i cili është pajisur muaj më parë me pasaportë shqiptare tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht pjesë e kuqezinjve. Kombëtarja shqiptare fiton një tjetër element cilësor për fushatën eliminatore të Euro 2016. Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ka mbërritur përgjigjja e FIFA-s që e lejon aktivizimin e tij me Shqipërinë. Nga ky çast Xhaka mund të hidhet në fushë pa asnjë problem nga Xhani de Biazi.
Përgjigja zyrtare e FIFA-s, ishte e domosdoshme për aktivizimin e lojtarit, i cili më parë, ka luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës, deri në nivelin e U-21. Më pas, ai ka zgjedhur Shqipërinë, por për të luajtur kërkohej aprovimi i qeverisë së futbollit botëror. Taulant Xhaka është vëllai i Granit Xhakës, mesfushorit me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën. Ai ka lindur më 28 mars 1991 në Bazel të Zvicrës. Është i gjatë 1.72 m dhe luan në rolin e mbrojtësit, në një pozicion ku formacioni kuqezi ka nevojë për alternativa.
The post Taulant Xhaka zyrtarisht kuqezi appeared first on Sporti Shqiptar Online.