Në momentin kur gjyqtari Jesús Gil Manzano i tregoi Diego Costas kartonin e kuq në minutën e 28-të të sfidës Barcelona-Atletico Madrid (2-0), Gerard Pique u shfaq për të qetësuar shpirtin e trazuar të sulmuesit të Los Colchoneros.


Sipas gazetës AS, mbrojtësi qendror i Barcelonës, i cili ka qenë shok ekipi me sulmuesin braziliano-spanjoll te La Roja, i tha në vesh: Mbylle tani! Çfarë do, që të dënojnë katër ndeshje?




Diego Costa u duk se e mori parasysh këtë këshillë, pasi i ndërpreu fjalët (fyese) ndaj Manzanos dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.


Por çfarë kishte thënë Diego Costa që e detyroi kryesorin ti nxirrte kartonin e kuq?


Po sipas AS, Manzano ka pasqyruar në procesverbal të gjitha ofendimet e sulmuesit, si: Të nënën tënde kurvë!


Në fund të ndeshjes, trajneri i Atleticos, Diego Pablo Simeone, u shpreh se nëse e ka fyer arbitrin, e ka merituar kartonin, por Koke zbuloi se Diego Costa ka kërkuar falje para ekipit.