Britanikët e bardhë janë për herë të parë në histori pakicë në Londër, treguan të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Britaninë e Madhe.

Siç përcollën gjerësisht mediat angleze, vetëm 44,9 për qind e banorëve të kryeqytetit janë “autoktonë”, në total 3.7 milionë persona, gjysmë milionë më pak nga shifra e 4,3 milionë në vitin 2001.

Pjesa tjetër e Londrës përbëhet nga emigrantë të bardhë (14,9 për qind), aziatikë (18,4 për qind), emigrantë me ngjyrë (13,3 për qind), arabë (1,3 për qind) dhe me racë të përzierë (5 për qind).

Në vetëm një dekadë, “armata” e emigrantëve është shtuar për tre milionë njerëz, duke ndikuar edhe në ndryshimin e “demografisë” së besimit fetar, pasi numri i të krishterëve është reduktuar me katër milionë më pak.

Gjatë kësaj periudhe, rritje ka pësuar numri i hindusve, myslimanëve dhe ateistëve.

Në total, në vitin 2011, 7,5 milionë banorë kanë lindur jashtë vendit ose 13 për qind e popullsisë së përgjithshme të Anglisë dhe Uellsit, prej 56,1 milionë banorësh.