Foto ilustruese

Aventura e katër të rinjve të apasionuar pas alpinizmit për pak përfundoi në tragjedi.


Të rinjtë mbetën të bllokuar për shkak të dëborës që nga dita e djeshme në Murganë të Gjirokastrës.Pas thirrjeve të tyre për ndihmë janë angazhuar Delta Forcë dhe forcat zjarrifikëse për ti shpëtuar.


Grupet e shpëtimit, pasi kanë lokalizuar vendndodhjen e tyre, kanë ndërhyrë duke i zhbllokuar. Mësohet se të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore.




12 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)