Juventusi i Pesë fantastikëve nuk është më një eksperiment, një ide siç tha Allegri që i lindi një mëngjes kur sapo ishte zgjuar. Juve me pesë sulmues është një realitet që nuk ka mëshirë për asnjë kundërshtar dhe i thotë ciao ciao rivalëve: +4 nga Roma, +6 nga Napoli dhe një ndeshje për tu rikuperuar ndaj Crotone-s për një rezultat hipotetik +7 ndaj verdhekuqve.


Dhe të dielën në Stadium do të vijë Inter-i i shtatë fitoreve radhazi.


Allegri këmbëngul me 4-2-3-1-in: rezultatet i japin të drejtë dhe protagonistët në fushë argëtohen (përtej shtrëngimit të munguar të dorës së Dybala-s ndaj teknikut pas ndërrimit të tretë radhazi).


Ai që mund të entuziazmohet më shumë është Gonzalo Higuain që me golin ndaj Sassuolo-s arriti shifrën 15 finalizime në kampionat (18 sezonale duke llogaritur edhe 3 golat e realizuar në Champions League), ku 8 i ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit.


Nga dygolëshi në Torino, Pipita nuk ka njohur pushim : dy rrjeta në derbi, goli i fitores ndaj Roma-s, tjerër dygolësh në 3-0 ndaj Bologna-s, në shenjë ndaj Fiorentina-s në rezultatin final 1-2, gol në 2-0 ndaj Lazio-s dhe i fundit ishte ai që i hapi rrugën fitores ndaj Sassuolo-s.


Pesë nga golat e tij Higuain i ka shënuar në 15 minutat e para të ndeshjeve, një rekord ky në këtë kampionat.


Sulmuesi bardhezi ka arritur interistin Icardi në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Serie A dhe të dielën dy bomberat do të jenë përballë njëri-tjetrit: Nuk është një sfidë mes nesh ka thënë Higuain pas ndeshjes në Reggio Emilia Shpresojmë të fitojmë në shtëpi, sepse do të thotë një tjetër copë e kampionatit.


Bardhezinjtë arratisen në renditje, ndërsa të dielën presin një Inter që tani është më në formë se kurrë. Tashmë numërimi mbrapsht për derbin e Italisë ka filluar