Mbrëmja e maturës është një moment i rëndësishëm në jetën e çdo adoleshenti. Cili prej jush nuk e mban mend atë? Emocionet, zgjedhja e fustanit dhe e sandaleve, grimi flokët, për vajzat e kostumi për çunat?


Kush nuk i kujton emocionet që shoqërojnë momentin e parë të hyrjes në festë, si do të pritet nga miqtë, si do të vlerësohet për zgjedhjet?


Në fakt janë emocione që kujtohen me kënaqësi në çdo kohë, edhe kur hapim albumet dhe shikojmë fotografitë. Ndonjëherë na vjen edhe për të qeshur se si kemi qenë, por në atë kohë me siguri që jemi ndjerë mirë.


Dhe mbrëmja e maturës është një emocion për të gjithë, edhe për ata që sot janë të famshëm, me fansa në të gjithë botën, por që dikur ishin si të gjithë, thjesht disa adoleshentë me ëndrra në kokë. Shihni fotot dhe zbuloni si kanë qenë mbrëmjen e maturës./noa/Indeksonline/ 



.