Nje grup te rinjsh duan te revolucionarizojne transportin ne Tirane duke promovuar bicikletat Ecovolis. Shekulli teston sigurine e ketij transporti ne rruget kaotike te Tiranes. Me shume se nga makinat duhet te keni frike nga kalimtaret...








Nje organizate rinore e quajtur PASS Programi i Alternativave Social Stimuluese ka vendosur te ndryshoje kryekeput sjelljen e qytetareve te Tiranes duke i stimuluar ata te perdorin bicikleten ndonese trafiku i renduar i kryeqytetit dhe rruget e ngushta te tij duket se e veshtiresojne nje sfide te tille. Perpos kesaj Shekulli konstatoi se nje sfide e vertete per kedo qe vendos te perdore bicikletat ne Tirane eshte ne fakt edhe... si te menaxhoje levizjet e coroditura te vete kalimtareve




I gjithe ky projekt qe po habit por edhe entuziazmon qytetaret ne kryeqytet quhet Ecovolis nje fjale e perbere nga Eco per ekologjike dhe volis per fluturim Ne besojme thote per Shekulli-n Ened Mato drejtues i ketij projekti se bicikleta do te permiresoje jeten e qytetareve te Tiranes pasi ajo qe mesa duket kane me shume nevoje qytetaret e vitit 2011 jane ushtrimet fizike dhe rritja e aktivitetit fizik. Ai shton se pervec kesaj eshte me e lehte edhe te cash mes permes trafikut kaotik te kryeqytetit me nje biciklete. Ne e testuam kete nisme dhe rezulton se te marresh nje biciklete e te pedalosh me te ne Tirane eshte nje aventure ndonjehere edhe e rrezikshme por qe ia vlen ta cosh deri ne fund. Dhe ja cfare ndodhi




Kujdes femijet

Ne nje prej stacioneve te Ecovolis morem nje biciklete pasi u pajisem me nje karte anetaresie. Nje e re e cila punonte ne sportelin e ketij stacioni regjistroi ne nje arkiv te dhenash emrin mbiemrin dhe te dhenat tona te marra nga nje dokument i vlefshem identifikimi qe kushdo qytetar qe deshiron te marre nje biciklete duhet ta kete me vete. Me pas 30 minutat e para te pedalimit na u dhuruan e pas kesaj cdo ore me bicikleten Ecovolis kushtoi vetem 60 leke. Ne te gjithe kryeqytetin e Shqiperise ka vetem pak kilometra korsi te dedikuara per bicikletat. Ne njeren prej tyre korsia ne te djathte te lumit Lana duhet te kesh vertet kujdes pasi ne ate vend ndodhen gati ne cdo moment te dites nje grup femijesh te cilet lypin ose fshijne xhamat e makinave. Ka shume gjasa te kerkojne tju ndalojne teksa u kaloni afer.




Harrojeni ish-Bllokun dhe kujdes kalimtaret

Korsia per bicikletat ne kodrat e Liqenit Artificial rezulton te jete vertet praktike e gjere dhe e bollshme edhe per pedalimin e dy bicikletave paralele. Por sfida e vertete e pedalimit ne ate zone jane kalimtaret vete Ne asnjeren prej nyjave kryesore te rruges e rrugicave te asfaltuara ne Kodrat e Liqenit Artificial nuk gjendej ndonje tabele orientuese per kalimtaret. Here pas here te moshuar apo edhe karroca femijesh me familjare te tyre mund te te dalin perpara e nese je duke pedaluar me shpejtesi do ta kesh shume te veshtire te manovrosh apo te shmangesh ndonje aksident.




Pasi pershkuam itinerarin Qender - Liqeni Artificial vendosem te hyjme ne zonen e Ish Bllokut. Por eshte e pamundur te pedalosh atje Rruget jane shume te ngushta dhe majtas apo djathtas bri trotuareve makinat e parkuara e ngushtojne edhe me shume hapesiren qe mund te perdore nje ciklist. Ne te gjithe Tiranen ne fakt korsi vetem per bicikleta mund te gjesh perreth Unazes se Vogel por edhe ato korsi nuk jane plotesisht brenda parametrave te sigurise. Ne te tilla raste pra kur mungojne korsite apo rruga eshte tejet e ngushte per nje biciklete me mire zbrisni dhe vazhdoni te ecni ne kembe nese nuk deshironi te perfundoni ne rrotat e ndonje makine apo te lendoni ndonje kalimtar. Keta te fundit mbijne nga cdo drejtim e shume here jane fare te pavemendshem. Megjithate Shekulli ju keshillon fort ta provoni bicikleten Ecovolis. Do te ndiheni me mire do te ulni ndjeshem vonesat per shkak te trafikut dhe me siguri nuk do te vuani asnjehere nga obeziteti...




Si funksionon Ecovolis

Ne Tirane ka sot 40 bicikleta Ecovolis ne kater stacione te ndryshme dy ne Kodrat e Liqenit Artificial nje ne zonen e ish Bllokut dhe nje tjeter ne Parkun Rinia.

Ne sistemin e bicikletave me qira anetaret mund te marrin nje biciklete ne nje nga stacionet per shembull tek Parku Rinia dhe ta kthejne ate ne nje stacion tjeter per shembull tek Parku i Liqenit.

Pasi keni bere pagesen modeste te anetaresimit ju mund te perdorni bicikleten sa here te deshironi dhe nuk do te paguani per 30 minutat e para. Pas ketyre minutave pagesa vjen ne rritje nga 30-90 leke nje menyre kjo per te kushtezuar perdoruesit te qendrojne tek 30 minutat e para falas.

Gjithashtu keni mundesi te beni abonimin ditor 100 leke mujor 900 leke dhe vjetor 3900 leke duke iu dhene mundesine te perdorni bicikleten gjate gjithe kohezgjatjes se abonimit tuaj.

Ju mund te merrni bicikleten Ecovolis sa here te deshironi gjate dites-dhe cdo here do te keni 30 minuta falas. Kjo eshte nje menyre shume praktike per te levizur ne qytet nga pika A ne piken B. Nese anetaret deshirojne te perdorin bicikleten gjate gjithe dites atehere do te ishte me efektive te perdorin abonimin - thote drejtuesi i programit Z. Ened Mato.

Bicikleta ka nje shale komode nje pedalim te qete nje mbulese per te mbrojtur rrobat tuaja nje kosh per te mbajtur canten dhe nje zile. Objektivi deri ne fund te vitit eshte qe te vendosen 120 bicikleta ne 12 stacione ne te gjithe qytetin.




Tirana si Parisi

Te dhenat nga 100 programe ekzistuese ne Europe tregojne se bicikletat publike jane te suksesshme dhe perdoren ne menyre masive nga qytetaret. Per shembull rasti Velib ne Paris jep me qira 75000 bicikleta ne dite. Aktualisht numri i bicikletave publike ne Paris eshte rritur ne rreth 25000 bicikleta dhe rreth 1800 stacione ku ne cdo 300 metra te qendres se qytetit mund te gjeni nje stacion.




A eshte e rrezikshme te pedalosh ne Tirane

Ja si pergjigjen te rinjte cikliste

Ismail HOXHA

Me pare kam menduar qe ka qene shume e rrezikshme te levizje me biciklete ne Tirane por tani qe po shoh nje fryme te re qe po futet ne qytetin tone nuk me duket me rrezik... Njerezit po fillojne te ndergjegjesohen qe te perdorin me shume bicikletat nderkohe po krijohen edhe kushte per perdoruesit e bicikletave sic jane rruga per biciklete ulja e trotuareve ne vendet ku kalon bicikleta etj.


Dev Cuedari

Pedalimi ne Tirane nuk eshte aspak i rrezikshem madje sot bicikleta eshte e nevojshme per zgjidhjen e puneve me shpejt ne trafikun mbytes te metropolit.


Lediona Zaimi

Nuk me duket e rrezikshme nuk me duket aspak. Mendoj se bicikleta eshte sot shume me e domosdoshme pasi eshte miqesore me mjedisin dhe mbi te gjitha eshte e shendetshme per kedo qe e perdor. shte me kollaj te pedalosh se te mbash dieta nga me te ndryshmet per tu dobesuar.