Eduard Halimi ka dorëzuar papritur mandatin e tij si deputetë I PD, nën një arsyetim formal të një projekti privat për drejtësinë në rajon, të cilin mund të na e kishte kursyer. Karriera e Eduard Halimit është radiografia tipike e një juristi që i ngjitet politikës për përfitme personale dhe është gati të bëhet bëhet qesharakë për ti shërbyer asaj. Ai nuk I përket rracës politike të Partisë Dmeokratike, por atyre që i janë bashkuar asaj pas vitit 2005, për të marrë diçka më shumë nga profesioni me të cilin ishte bërë ndërkohë milioner.
Fillimisht ai është shfaqur në oborrin e PD në vitin 2003 kur PD e çoi si avokat në apel dhe KQZ, për zgjedhjet lokale si avokat. Ai ishte ndërkohë një avokat që ishte I përfshirë në biznese me toka, zyra private në vend të shtrenjta në Tiranë tek Dy kullat, dhe lidhje me binzenese që nuk ishin afër PD.
Në vitin 2005, PD I ofroi një vend si zëvendësministër drejtësie, dhe atij ju desh të ristukturonte bizneset e tij, duke shitur formalisht aksionet , dhe duke u përpjekur të rregulloj sa të mundte një deklaratë pasurie që nuk I rakordoi kurrë.
Ndërkohë që ishte zyrtar legal I shtetit, ai vazhdonte të mbante studjon e tij të avokatisë, në distancë, dhe u angazhua fort në një proces të gjatë dhe plotë hije, mes ish biznesmenit Vebi Veliaj dhe një huadhënësi të tij nga Kosova, Bexhet Pacolli, për cështjen e Tv Alsat. Duke përdorur pushtetin e tij, ai arriti të shpëtj çfarë mundi nga borxhi I pakthyer I Veliaj, por dhe të përjashtonte më pas nga trashëgimia juridike, një vajzë të tij që jetonte në Suedi.
Vajza e Vebi Velisë arriti të marr të drejtën vetëm disa javë më parë, pasi u ankua me emër, pranë Komisionit të Vetngut, për gjyqtarët që kishin masakruar trashëgiminë e saj, përfshi dhe Eduard Halimin.
Halimi po ashtu kishte qenë më parë pronarë I një toke pranë Liqenit të Tiranës të cilën në vitin 2008 e ktheu Berisha në çështje politike, pasi pronësia ishte transferuar tek një biznesmen ortak I Halimit të cilit I kërkuan pjesë njerëz të Berishës. Kundërshtimi I tij për ti dhënë pjesë formalisht njerëzve të berishës I kushtoi një arresim për korrupsion dhe fakti që 20 për qind e tokës figuronte në emër të biznesmenit tjetër Dritan Avllai u përdor nga Berisha si akuzë kundër Edi Ramës.
Eduard Halimi u zhduk nga debati, pasi kishte dorzuar gjithçka për familjen . Kjo ju arshivua si shërbim për karrirrën e mëpasme.
Pas vitit 2009 ai u bë deputet dhe ministër drejtësie, fal lidhjeve që krijoi direkt me familjen dhe autoritetit që vendosi mbi hipotekën qëndrore ku kishin plot qoka njerëzit e familjes.
Ndërkohë lidhejt e tij me biznesin e studjos së avokatisë, të kthyer tashmë në seksere, nuk u shkëputën kurrë, dhe deklaratat e pasurisë së tij ishin gjithnjë një dhimbje koke që nuk rakordonin.
Ai ishte njeriu që veproi pas skenë për të mbyllur gjithë gjyqet e mudnëshme ndaj pushtetit sidomos atij të rrugës së Kobit, Fazllicit, ku dilte e bija e kryeministrit, më pas 21 Janarit etj. Ai u bë një kamikaz I betejës kundër Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, dhe një personazh qesharak që I vuri vulën Komisionit hetimor parlamentar për 21 Janarin, kur pranonte dëshmitë banale të Berishës, për thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullorës, çadra pistoletë dhe skenarë për grusht shteti.
Në parimin qesh mire kush qesh I fundit, ai nuk mërzitej për prfolin e tij banal në publik, as me fotot duke ngrënë supë në nëj tas me Dashamir Xhikën në krah, tashmë në burg, me shpresë së shërbimet do shpërbleheshin.
Pas vitit 2013 kur doli në opozitë, ai tentoi të ishte sërisht shërbëtori I Bashës në betejat për drejtësi. Por në disa momente pati lëkundje. Në kulmin e refuzimit të opozitës për reformën në drejtësi, pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ai papritur dha dorëheqje nga komisioni, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rënd. Në fakt e vetmja gjë e rënd që i kishte ndodhur dukej se ishte mosbesmi I Bashës ndaj tij.
Edhe pse arriti ta tejkalonte këtë situatë dhe të merte një mandate më 2017 prej Bashës, duket se ai nuk po ngjiste më si njeri I besuar I tij. Rangu I shërbëtorëve ishte ulur dhe më shumë. Duheshin edhe më banal.
Në debatin public, ai u zëvendësua nga shërbëtorë të tjerë dhe prespekitva brenda PD, nuk ishte në favor të tij.
Në këtë kohë shpërtheu dhe skandali I vajzës së Vebi Velisë, që e denoncoi atë panë Komisionit të Vetingut. Sipas kallëzimit të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.
Ndërkohë një sërë dosjesh që kanë të bëjnë me ekstardime të dyshimta dhe favorizme grupesh kriminale, sidomos në Durrës, ku ai ishte deputet deri më 2017, I kanë krijuar atij një dosje të errët tek faktori ndërkombëtar që merret me hetimin e së shkuarës së drejtësisë shqiptare.
Largimi I tij nuk ka lidhje me projektet e tij personale për të ardhmen. Aq më pak me rajonin. I vetmi problem I tij është historia e shërbimeve në drejtësi për qëllime politike dhe shpesh në favor të krimit të organizuar.
Ai nuk gëzon besimin e Bashës, pasi Bashë si duhen pranë vetes njerëz më të sigurt, më të kapur dhe me më shumë pare.
Si një njeri që e di më mirë se ne, se çfarë ka bërë, ai u largua sot duke dorzuar mandatin. Nuk ka bërë keq, pasi më e keqja për të, dhe ata që kanë deformuar drejtësinë shqiptare, nuk ka ardhur. Për Luzlim Bashën Astrit Veliaj, q mund ta zëvendësoj, është më I dobishëm se ai, pasi është më mirë financiarisht. Do ketë pak problem sa të paguaj dhe dy gratë që janë në rradhë për të dhënë dorëheqje, por çështje paresh është.
Kështu mund të kënaqen të gjithë. Eduard Halii shpëton nga e shkuara dhe Veliaj garanton të ardhmen. Lulzim Basha po ashtu hedh një hap para në kapjen e PD nga oligarkë që blejën mandate e shesin vende deputetësh. Larg qoftë mos jep dorheqje dhe ajo gruaja që është e dyta në Durrës, se dhe Agron Duka po e humbet qetësinë. Luli nuk mund ti gënjej të gjithë në çdo kohë.