Te dashur bashkeqytetare
Shqiptare e shqiptare kudo ku ndodheni
Njerez te zakonshem te ketij vendi qe keni votuar ose jo per kandidatet e Aleances per te Ardhmen apo per mua personalisht ketu ne Tirane lejomeni te ndaj me ju shume sinqerisht shqetesimin tim te jashtezakonshme per cfare ka ndodhur sot dhe per cka mund te ndodhe neser pas ketij dhunimi te paligjshem te votes se popullit permes KQZ-se se Saliut.
E pane te gjithe e degjuan te gjithe miliona sy e veshe shqiptaresh dhe te gjithe syte e veshet e komunitetit nderkombetar ne Shqiperi se ne i fituam zgjedhjet ne Tirane. Nje fitore e qarte edhe pse me vetem 10 vota pas nje numerimi ku smbeti asnje shqiptar ne bote pa lexuar ne kohe reale cdo vote te nxjerre nga kutia.
Edhe njehere faleminderit perfaqesuesve nderkombetare ambasadorit amerikan ambasadoreve te BE-se e te OSBE-se ambasadorit holandez dhe posacerisht misionit te ODHIR qe zgjati qendrimin ne Shqiperi.
Sepse pa keta miq e partnere te pazevendesueshem te popullit shqiptar sterfuqia e pushtetit parase manipulimit qe na u vu perballe me muaj te tere do ti kishte gelltitur dhe ato 10 vota te arta njesoj sic gelltiti me gjithfare formash nga listat e fryra paligjshmerisht tek votat e blera babezisht diferencen e madhe te votave qe ne fakt ekziston ne kryeqytet mes nesh e kundershtareve tane.
Saliu kerkoi vete dhe permes zedhenesve te tij qysh me fillimin e numerimit qe une te pranoja rezultatin.
Pavaresisht se humbja ime qofte edhe me nje vote nuk do te ishte ne te vertete shprehje e lire e vullnetit te kryeqytetasve per shkak te nje deformimi te rende e sistematik te votes sone kohe te tera para 8 majit e deri edhe diten e votimit apo ne ditet e numerimit te gjithe ne kete seli e dine se une isha plotesisht i gatshem ta pranoja rezultatin.
Por dora e popullit zot e ndali mu ne metrat e fundit makinerine kolosale te pushtetit te parase te manipulimit dhe nga kutite e zgjedhjeve te 8 majit ne Tirane doli fitorja jone dhe humbja e Saliut.
Tirana plotesoi kesisoj harten e nje fitoreje historike per Partine Socialiste dhe Aleancen per te Ardhmen. Kjo fitore e qarte fare na ka nxjerre forcen me te madhe politike ne vend me diferencen me te thelle qe kemi pasur ndonjehere ne 20 vjet nga Partia Demokratike dhe na ka ngarkuar te qeverisim thuajse trefishin e territorit qe do te qeverisin te zgjedhurit vendore te pales tjeter.
Por por ashtu kjo fitore e cila na ka bere me te vetedijshem per fuqine tone te madhe elektorale na ka bere njekohesisht edhe me te perulur perpara njerezve e interesave kombetare te ketij vendi.
Me kete vetedije e perulesi une percolla ne fjalen e fitores mesazhin e gatishmerise per te hapur nje faqe te re ne politiken e vendit duke shpresuar se pala tjeter do ta lexonte humbjen e saj ne Tirane e ne shumicen derrmuese te territorit qe kerkon mireqeverisje si nje mesim per te rindertuar uren e keputur te mirekuptimit me opoziten.
Ne vend te pranimit te rezultatit transparent te nxjerre boterisht nga kutite e zgjedhjeve ne Tirane si edhe te hapjes se nje faze te re politike per mirekuptimin me opoziten ne te mire te Shqiperise e te cdo shqiptari Saliu zgjodhi mospranimin e rezultatit dhe nje revansh antiligjor qe sot ka revoltuar mbare Shqiperine.
Sa keq
Ska me keq per nje vend qe meriton kaq shume dhe qe vuan perdite e me shume borxhin ku e zhyt dhuna e nje politike te vjeter te pabese te pafytyre e cila sot ka marre trajten e nje regjimi qe nuk pranon as aritmetiken e votave te numeruara ne syte e miliona njerezve.
Aritmetika e thjeshte u permbys ne tavolinen e nje institucioni qe quhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por qe sot u vetepagezua ne syte e te gjithe shqiptareve si Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Dhe vjedhja u krye nen mbrojtjen e nje mase policesh e forcash speciale qe me pranine e tyre deshmuan diten per diell vullnetin e eger te paligjshmerise e te papergjegjshmerise qe misherohet ne figuren fatkeqe te kryeministrit te ketij vendi. I cili i ka harruar te gjitha mesimet e hidhura te se shkuares dhe synon ta ktheje Shqiperine pasketaj ne nje vend ku sundon tirania e genjeshtres manipulimit rrenimit moral e politik te shoqerise.
KQZ-ja sot ne baze te Kodit Zgjedhor qe kemi shkruar e miratuar se bashku duhet vetem te nxirrte rezultatin permbledhes bazuar mbi 485 procesverbalet e 485 kutive te votimit ne Tirane te cilat ne i disponojme dhe i paraqitem dje para publikut nje nga nje ne formen e tyre origjinale me te gjitha firmat e komisionereve te te dy paleve.
Por KQZ-ja ne shkelje te ligjit te se drejtes se qytetareve te kerkeses se nderkombetareve sot nuk mblodhi po vodhi. Komisioni Qendror i Vjedhjeve vodhi rezultatin e fitores sone dhe hapi nje tunel te erret per lirite e te drejtat e cdo qytetari.
E beri kete krim te mirefillte zgjedhor duke kerkuar te numerohen vota te gjetura ne kuti te tjera nderkohe qe kodi e thote madje shume qarte qe vota hidhet vetem ne kutine perkatese e jo ne te tjera kuti. Ashtu sikunder edhe historia e po kesaj KQZ-je e tregon prape shume qarte se votat e gjetura jashte kutise perkatese asnjehere nuk jane konsideruar te vlefshme.
Kane qene e mbeten vota te pavlefshme dhe pike aq me teper pasi gara ka mbaruar me nje rregull nuk mund te rihapet me nje rregull tjeter.Ndodhi cfare nuk duhet te ndodhte jo per mua as per Bashkine e Tiranes po per ekuilibrat demokratike dhe kuadrin ligjor te ketij vendi. Pas ketij akti Shqiperia nuk eshte me vendi qe ishte sepse ky akt asgjeson edhe ate pak bashkejetese te brishte demokratike qe ekzistonte deri dje mes qeverise e opozites.
Sot opozites shqiptare i jane treguar te gjithe dhembet nga pushteti qe dy vjet me pare vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine kurse tanime permbysi zgjedhjet per te permbysur demokracine.
Kjo permbysje e dhunshme te nderuar bashkeqytetare shkon shume pertej interesave te opozites politike sepse minon stabilitetin e interesave te shoqerise e te cdo individi qe i perket kesaj shoqerie pa dashur ti perkase oborrit te kesaj qeverie.
Kjo eshte nje permbysje qe kthen plotesisht Shqiperine ne vendin ku per pushtetin asgje e paligjshme nuk eshte e pamundur ndersa per kedo qe nuk i nenshtrohet ketij pushteti lirite e te drejtat e ligjshme nuk jane medoemos te mundura. Kur vidhet e dhunohet keshtu si sot hapur eger paturpesisht ne lirine e te drejten e saj vete opozita partia me e madhe e vendit kandidati i saj fitues per kryeqytetin merreni me mend se cfare u ndodh neser gjithe te tjereve ne jeten e tyre ne punen e tyre ne lirite dhe te drejtat e tyre.
E kur them te gjithe kam parasysh cdo qytetar cdo votues jo vetem ata qe kane votuar per opoziten. Nje vjedhje e tille nuk fyen e nuk demton me pasojat e saj te pallogaritshme vetem votuesit e pales sone por cdo votues cdo shqiptare te ndershem socialist a demokrat po njesoj. Kjo vjedhje fyen cdo familje te zakonshme shqiptare qe trashegon mesime morale nga te paret e vet dhe edukon femijet me keto mesime te mira ne nje Shqiperi te neperkembur perdite prej veseve te pushtetit ku vjedhja sot po jepet mesim ne televizor nga qeveria.
Kjo eshte nje dite qe shperfaqi edhe per me te verbrit e me shurdhet e kesaj shoqerie te gjithe permasen tronditese te plages qe e ben demokracine shqiptare te perpelitet prej vitesh duke bere te perpeliten si ne nje kurth me vite te tera njerez te zakonshem te ketij vendi qe s gjejne dot asnje qetesi e siguri brenda nje sistemi te tere dhune padrejtesie korrupsioni.
Kjo dite shenon piken e nje kthese dramatike ne rrugen plot zigzake e te perpjeta te ketij populli ne kerkimin cfilites te demokracise zhvillimit mireqenies.
shte nje kthese e forte brutale pjelle e nje mendjeje te shthurur qe nuk arsyeton pervecse per interesat e nje familjeje te pangopur per pushtet e para per interesat e nje klani te madh pushtetaresh te angazhuar ne nje proces shkaterrues per demokracine shqiptare per interesat e nje klientele te emeruar ne menaxhimin e cdo pike nevralgjike te ekonomise se vendit duke zhdukur me dhune konkurrencen e konkurrentet ne treg.
Ne kete kthese te forte kemi perpara ose humneren teposhte ku mund te humbase cdo shprese liri dhe e drejte e ketij populli per vite te tera ne vijim ose majen e larte ku duhet te ngjitemi per te shpetuar demokracine me fuqine e te vertetes e te se drejtes qe kemi me vete dhe padyshim me te gjitha sakrificat qe kerkon ne keto kushte te veshtira mbrojtja e te vertetes dhe rivendosja e se drejtes.
Detyra jone detyra ime si kryetar i Partise Socialiste dhe Aleances per te Ardhmen eshte e qarte Te ndalim rrokullisjen e Shqiperise ne humneren teposhte dhe te ngjitemi me fuqine e te vertetes e te se drejtes qe kemi me vete ne majen e larte ku ky popull meriton te jetoje i paprekur ne lirite e veta demokratike i pashkelur ne te drejtat e veta kushtetuese e ligjore i papenguar ne rrugen e endrrave e shpresave te tij.
Sot kjo do te thote te bejme gjithcka mundemi me zemer e me trup ne cdo ane te vendit per ta zmbrapsur ne vendin e vet qeverine qe ka kapercyer te gjithe kufijte e saj kushtetuese e ligjore per te marre peng demokracine institucionet vete popullin sovran.
Revolta qe zien ne shpirtin e cdo shqiptari te lenduar nga kjo vjedhje e paskrupullt e votes diten per diell me gangstere qe dhunojne ligjin e police qe mbrojne dhunuesit duhet te dale ne rruge.
Te gjitha ata qe te revoltuar e ndjejne voten e vjedhur ne mes te Tiranes si voten e tyre si lirine e te drejten e tyre si pronen e tyre te paprekshme kudoqofshin duhet te dalin ne rruge bashke me revolten.
do qytetar i ketij vendi qe tanime e ka kuptuar se vota e ben jeten e njeriut me te mire ose me te keqe me te denje ose me te padenje me te mireqene ose me te varfer sduhet te prese qe jeta e tij te ndryshoje per mire pas kesaj vjedhje flagrante te votes po duhet ta nxjerre revolten legjitime ne rrugen e betejes qytetare qe kemi perpara per nje jete me te mire. Per veten e tij per familjen e tij per vendin e tij.
E di mire sesa shume jane ata qe kane frike nga frika qe ky regjim u ka kallur ne shpirt duke i kercenuar ne buken e gojes. E di mire sesa shume jane ata qe kane frike nga varferia qe ky regjim u ka imponuar ne rrugen e frikes. E di mire sesa shume jane ata qe kane frike nga cfare mund te humbasin akoma pas shumeckaje kane humbur ne keto vite padrejtesisht te kthyera ne sistem.
Por lejomeni tju them se e di fort mire si buken qe ha e diellin qe shoh se e keqja qe ushqehet me voten e vjedhur nuk behet kurrsesi me e mire por vetem me e keqe dhe po e lame te beje te veten papunesia cmimet faturat shpenzimet kercenimet padrejtesite pamundesite vetem do te rriten e kurrizi i njerezve te zakonshem vetem do te shtremberohet nen peshen e se keqes.
Ne 8 maj qytetet e Shqiperise i thane masivisht Kurre me te keqes edhe fshatrat i ndoqen pas me te shumte ne numer se me pare pavaresisht se ne fshat presioni i pushtetit e fuqia deformuese e parase e pengon shume demokracine te punoje permes votes se lire.
Thirrja ime sot per qytetet e Shqiperise eshte te ngrihen ne kembe per ti thene Kurre me atyre qe vazhdojne te vjedhin voten per te vazhduar te vjedhin e rrenojne Shqiperine duke vjedhur dhe rrenuar familjet e zakonshme te ketij vendi.
Kjo eshte rruga jone sot. Kjo eshte vetmja rruge per nje popull qe mes skllaverimit ne gjume dhe lirise ne kembe zgjedh lirine duke respektuar veten dhe shkruar me dinjitet historine e tij.
Ne e kemi bere zgjedhjen tone une e kam bere zgjedhjen time.
Te gjithe ne kembe Te gjithe ne rruge Te gjithe ne kerkim te se drejtes qe kemi me vete dhe me fuqine e se vertetes qe mbrojme. Duke i falenderuar edhe njehere miqte e partneret nderkombetare per gjithe sa bene deri ketu sidomos gjate numerimit ne Tirane u them modestish dhe sinqerisht si qytetar i ketij vendi si prind qe deshiron qe femijet e tij te jetojne ne nje Shqiperi demokratike ku cdo qytetar gezon liri e te drejta kushtetuese te panegociueshme si kryetar i Partise Socialiste dhe opozites shqiptare
Mos e lini sot Shqiperine te bjere ne humneren teposhte.
Historia e re e ketij vendi e ka treguar me shume se njehere qe edhe pse i vogel dhe i varfer ky vend nuk e mban dot urtesisht gjate ne qafe nje regjim qe ngrihet mbi voten e vjedhur. Ju te gjithe e pate me syte tuaj ate qe pane shqiptaret edhe voten e numeruar edhe vjedhjen e saj. Mos lejoni te perseritet nje histori e vjeter qe sot ka ardhur koha te ndryshoje njehere e pergjithmone ne respekt te plote te se drejtes se popullit shqiptar per te mos u vjedhur me kurre ne voten e vet.
Kjo nuk do te thote te jeni me opoziten kjo do te thote te mos beheni pale me ata qe sot e vodhen opoziten. Ne besojme ne vlerat e parimet universale te demokracise qe ju promovoni prej njezet vjetesh ne Shqiperi. Ne e duam Shqiperine te lire e demokratike njesoj si ne vendet tuaja. Ne jemi gati te bejme detyren tone atdhetare e qytetare ne te mire e ne te keq.
Sot qeveria e ketij vendi ka zgjedhur te beje me te keqen duke shkelur dhunshem vullnetin e popullit sovran. Detyra jone eshte te perballemi me kete te keqe paqesisht por me te vendosur se kurre ne emer te sovranit si fitimtare qe kerkojne hakun e tij.