Kërkesat më të mëdha për guida në Shqipëri janë në stinën e pranverës dhe vjeshtës

Të huajt që vizitojnë Shqipërinë më shumë se për plazhet dhe bregdetin, janë të interesuar të vizitojnë objektet historike dhe ato të trashëgimisë kulturore, apo edhe thjesht të udhëtojnë për të shijuar bukuritë e natyrës.


Në përgjithësi të huajt që vizitojnë Shqipërinë kanë njohuri rreth vendit tonë. Ata preferojnë të vijnë në stinën e verës dhe të vjeshtës. Por në Shqipëri mungon infrastruktura e domosdoshme për orientimin e të huajve, drejt pikave turistike dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. Të huajt këtu hasin vështirësi pasi në ato qytete ku frekuentohet ky lloj turizmi, mungojnë botime ku flitet për vendet e Shqipërisë që përbëjnë histori. Harta, guida e fletëpalosje, të cilat në vendet e tjera gjenden rëndom që në dogana, aeroporte, librari, hotele e kudo, ndërsa në Shqipëri të duhet një guidë më vete.








#