Nga Arian Galdini


Nëse do të më duhej të bëja një vetëdeklarim publik, më së pari unê do ta rendisja veten si Properëndimor, më tej do të buçisja me zë të lartê se jam Proamerikan, e në vijim do ta përmbyllja se jam për një Shqipëri plotësisht, thellësisht, drejtësisht, përmbajtësisht europiane.


Ngase nuk dua ti shkoj gjatë dhe rëndë këtij arsyetimi, nuk po merem me çka kuptohet me Perëndimin si ide, koncept, kulturë, gjendje. Po e lë tê nënkuptuar që ne të gjithë kemi zgjedhur natyralisht si shqiptarë që të shkojmë drejt Perëndimit.


Politikisht dhe strukturalisht kemi pasur e vijojmë të kemi dy qendra graviteti tê ligjêrimit dhe formësimit tonë perëndimor, SHBA dhe BE. Kaq bashkëudhetare dhe të natyrshme kanë qenë tek shqiptarët këto dy qendra graviteti saqë shpesh herë të krijohet ideja se shqiptarët shpirtin e kanë në SHBA e trupin në Europë. Dhe bën kuptim kjo gjë. Historia jonë si komb ka ndërlidhje të pashkëputshme e të pashlyeshme me SHBA. Me Europën na ka lidhur trupi, por trupi edhe na ka vuajtur e ende na vuan shumë. Askush ndër ne nuk e vë në dyshim dashurinë e Europës për ne e as tonën për Europën, ndonëse shpesh na keqkuptojnë dhimbjet dhe gjendjet trupore.


Me SHBA e kemi çështje shpirti e aty lëvizim në terren besimi. Shqiptarët besojnë fort tek SHBA. Besimi tek SHBA nuk u luhatet kurrë as kur ka ditë të vështira që e vënë në test besimin. Ndaj unë si njeri natyralisht besimtar, edhe në çështje të tokës kam një qasje të tillë kur besimin tim tek SHBA e kam parësor, e më pas vendos dashurinë time për Europën.


Kjo mund të duket si noprane, e thjeshtëzuar, poetike, e megjithatë kjo është ajo çka unë jam e deklaroj.


Të vijmë tek shkasi i këtyre rradhëve.


Duket sikur ka një shpeshtësi deklarimesh zyrtare apo edhe jo të disa përfaqësuesve të lartë shtetërorë ose politikë të BE a të vendeve anëtare të BE lidhur me zhvillimet në Shqipëri.


Mediat vendase që janë vendase jo sepse janë shqiptare por sepse ngjasojnë më shumë si media që e kanë vendin në zyrën e shtypit të Qeverisë Rama, ngazëllejnë e këndojnë fitore pse një pjesë e këtyre deklarimeve shkojnë kundër Opozitës që proteston në Çadrën e Lirisë për gati 2 muaj.


Nuk e kuptoj sinqerisht, se ku qëndron arsyeja për ti dhënë përmasa kaq dasmore një marrëdhënieje rutinë mes njerëzve të së njëjtës familje europiane.


Së pari, nuk ka asnjë rënie të Opozitës në antiEuropianizëm. Përkundërazi. Ka qashtërsi në komunikim, për shkak të afrisë që ka Shqipêria, shqiptarët, palët politike këtu me Europën, europianêt dhe palët politike të e në BE.


Së dyti, thelbi i të gjitha deklaratave në kundërshti me Opozitën qëndron tek 2 a 3 parime bazë.



  1. A) Askush në Europë nuk e kupton e as mirëkupton bojkotin e Kuvendit dhe as bojkotin e zgjedhjeve.

  2. B) Shumëkush në Europë ka shqetësim për mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi.

  3. C) Shumëkush në Europë e ka të vështirë të kuptojë rrëzimin e një Qeverie Legjitime para zgjedhjeve për të krijuar një Qeveri Teknike.


 


Shkëlqyeshëm.


Po u bashkohem edhe unë të treja shqetësimeve të shprehura nga të gjithë Europianët që kanë folur a kanë shkruar. Madje, ndonëse pa lejen e tyre, po mar përsipër të them se edhe të gjithë përfaqësuesit e drejtuesit politikë të Opozitës dhe të gjithë qytetarët shqiptarë janë krejt në një mendje me të treja shqetësimet europiane.


Nëse situata do të ishte kaq njëpasqyrëshe, kushdo që do të shihte dikë a këdo në këto pozita kësoshqetësim shkatuese, do të donte ti jepte një mësim të mirë.


Mirêpo, realiteti shqiptar flet e këlthet për nevojën, madje domosdoshmërinë e përdorimit të shumë pasqyrave. Që europianët ti shqyrtojnë të gjitha pasqyrat, u duhet një botë e përsosur. Bota e përsosur nuk ekziston, sidomos kjo botë e kjo kohë në të cilën jetojmë ne sot. Askush nuk ka më kohë për asgjë. Suksesi zgjat vetëm 15 minuta, vëmendja 8 min, njohja 3 min. Një vend i vogël si Shqipëria të gjitha këto minuta suksesi, vëmendjeje apo njohjeje i ka të reduktuara me 3 herë më pak. Suksesi ynë më i madh êshtê Ismail Kadare. Vëmendja më e madhe ishte në Kampionatin Europian të futbollit. Njohja jonë e përsëritur është përmes konfliktit. Kjo sjell pamundësinë e përcjelljes së mesazheve kuptimplota dhe thelbësore nga shoqëria jonë. Kanë kohë të flasin e dëgjohen vetëm ata që kanë gjëra në dorë, kryesisht Qeveria. Ndaj edhe pasqyra e vetme nëpërmjet të cilës dëgjohemi e njihemi ne është nëpërmjet qeverisë. Mos kujtoni se kjo ndodh vetëm me Qeverinë Rama. Jo. Kështu ka ndodhur për 27 vjet. Gjithmonë europianët kanë qenë me Qeverinë.


Në botëkuptimin e normalitetin e tyre kjo është një zgjedhje e zgjidhje e mençur dhe korrekte. Tek e fundit, asnjë europian nuk e imagjinon dot që një Qeveri të jetë mike e krimit dhe armike e qytetarit, mbrojtëse e bandave dhe agresore ndaj opozitês, plaçkitëse e shtetit dhe asgjësuese e zgjedhjeve.


Kur një europian ka përballë një Qeveri, gjykon mbi aftësitë dhe kapacitetet e saj për të qeverisur mirë apo keq, por kurrë nuk i shkon në mendje se një Qeveri mund të jetë e kapur nga Mafia Estetike, e si e tillë është rrezik madhor për qytetarët e saj, institucionet në vend dhe për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut.


Një europian nuk e imagjinon dot, që një Kryeministër kur ka përballë një qytetar që ka bërë lidhje të paligjshme dritash, e plas në burg si kriminel. Ndërsa kur ka përballë deputetë a kryetarë bashkie që kanë shitur drogë a trafikuar e protektoruar femra nëpër Europe, kanë përdhunuar a kanë vrarë, ky Kryeministër menjëherë kujtohet për të drejtën kushtetuese të këtyre përfaqësuesve të tij, e nuk lë rast pa treguar se ai dhe partia i duan shumë.


Një europian nuk e imagjinon dot që një Kryeministër të bëhet Kreu i një skeme të mirëmenduar shfrytëzimi dhe bashkëfajësimi të qytetarëve të tij nêpërmjet kanabisizimit masiv anekënd vendit.


Një europian nuk e imagjinon dot që në një vend kaq të vogël që vuan nga ‘diktatura e kushurinjve’, po të skemosh një ndërthurrje mes pushteteve të shtetit, pushteteve të krimit e bandave, shtrirjes kapilare të partive, varfërisë sê qytetarëve dhe bashkëfajësimit të tyre në keqbërje e kanabisizim, demokracia vdes, liria shpërbëhet, zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk ekzistojnë më.


Një europian nuk e imagjinon dot që një Kryeministër ta dojë pushtetin për trille prej shtegëtari e pasurim prej kusari.


Për këtê them e rithem se asgjë kundër Opozitës nuk ka në qëndrimet e europianêve që kanë kritikuar Çadrën tonë.


Ata thjesht janë të ndershëm kur kërkojnë e besojnë se një Qeveri mund të qeverisë keq, por nuk mund të jetë e Keqe. Një Qeveri qê qeveris keq, sigurisht që mund të ndëshkohet me votë e zgjedhje të lira e të ndershme. Një Qeveri e Keqe, vepron keq, ndërton keq, mendon keq, skemon keq dhe i shërben veç së keqes. Një Qeveri e Keqe është armike e qytetarëve, e lirisë, e zgjedhjeve. E tillë Qeveri nuk vjen me zgjedhje por me pakte, e sigurisht nuk ka asnjë respekt a konsideratë për zgjedhjet. E tillë Qeveri, ndan çifligje, bën plaçkë mbi shtetin, grazhdon horrat e bandat dhe kuron në perfeksion imazhin. E tillë Qeveri nuk e ka fare problem të marë përsipër kinse Reforma të mëdha, ndërsa qëllimet i ka të vogla. E tillë qeveri Reformën në Drejtësi e sheh si biletë llotarie për të siguruar një mandat të dytë, e jo si një vizion, qëllim dhe projekt kombëtar zhvillimor dhe europianizues.


E tillë Qeveri ka synim të pushtetërojë e plaçkisë edhe një 4 vjeçar shqiptarët nëpërmjet një mandati të dytê, paskëtaj nami u bëftë. Asgjë nga këto nuk i imagjinon dot një europian.


Po tia thuash shqyen sytë e lodhet nga çka i dëgjojnê veshët. Këdo që ia thotê këto gjêra e sheh me shpoti a çudi. Jo se europianët nuk kanë parë e nuk dinë që në këtë botë ka Qeveri të Këqija. Ata thjesht nuk e imagjinojnë dot se të tilla Qeveri drejtojnë një vend kandidat për në BE dhe anëtar në NATO.


Këtu ka ardhur çështja. Opozita nuk po bojkoton as Kuvendin, as Zgjedhjet, e as Reformën në Drejtësi.


Opozita ështënë qëndresë sepse është ndarë nga Qeveria e Keqe. E nëse në 27 vjet në Shqipëri kemi pasur Qeveri të Keqe, kjo Opozitê në qëndresë sot po kërkon që të ndahet prej historisë me Qeveri të Keqe. Që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne duhet të kemi qeverisje normale të cilën të kemi mundësi ta vlerësojmë a perceptojmë si të mirë apo të keqe. Një Qeveri e Keqe gjithmonë drejtohet nga një Kryeministër që shndërrohet në Djall të adhuruar. Një qeverisje e keqe, gjithmonë drejtohet nga një Kryeministër njerëzor që ndoshta e kupton edhe vetë se duhet të ikë. Kaq e thjeshtë është.


Arsyeja pse po i shkruaj këto rradhë është se dua të inkurajoj Lulzim Bashën dhe të gjithë kolegët dhe qytetarët shqiptarë në qëndresë që të vazhdojmë të jemi mendjendarë në betejën tonë. Ne jemi në një frekuencë me Perëndimin në këtë beteje. Vetëm qëndresa jonë mendjendarë do të bëjë të shihet qartë dallimi mes një beteje themeluese dhe një skeme ricikluese. Qeveria e Keqe po kërkon të riciklojë vetveten duke na ligështuar, nëpërkëmbur e poshtëruar të gjithëve. Opozita po kërkon të themelojë një Republikë të re që nis me themelimin për herë të parë në Shqipëri të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në 27 vite askush nga liderët, asnjëra nga partitë, as veç e veç e as së bashku nuk ia kanë dalë e as kanë dashur të jenë themeluesit e zgjedhjeve të para vërtetësisht të lira dhe të ndershme. Kështu që kur Lulzim Basha dhe Opozita kërkojnë Qeveri Teknike, nuk e kanë as çështje besimi e as mosbesim, por çështje botëkuptimi. Nuk ka sesi të kthehet në precedent rrëzimi i një Qeverie Legjitime në fund të mandatit, për të krijuar një Qeveri Teknike. I vetmi precedent që do të krijohet nga e gjithë kjo qëndresë mendjendarë e jona, e Opozitês dhe e Lulzim Bashês, është themelimi për herë të në Shqipëri i institucionit të zgjedhjeve të para, të lira e të ndershme. Vendosja e këtij precedenti pozitiv do të zhbënte çdo precedent të krijuar në e prej çmontimit të traditës së Qeverisë sê Keqe.


Ky precedent ështê europianizmi dhe perëndimorizmi i vërtetë i Opozitës, edhe pse sipas Ministrit të Jashtëm Gjerman është në kundërshti me mënyrën sesi i kuptojnë zhvillimet në Shqipëri disa miq e dashamirës europianë të vendit tonë.


Thelbi i kundërshtisë shpjegon edhe drejtësinë e kauzës së Opozitës. Kundërshtia qëndron tek si na njohin ata neve e si e njohim ne veten. Ata na njohim nëpërmjet Qeverive të Këqija. Ne duam të prezantohemi nëpërmjet qytetarisë së mirë.


Europa dhe Europianët do të fillojnë ta kuptojnë qytetarinë tonë të mirë, vetëm në sajë të mendjendarësisë sonë në këtë qëndresë opozitare.


Ne ashtu si edhe çdo europian, parimisht e në kushte europiane jemi kundër bojkotit të Kuvendit, kundër bojkotit të zgjedhjeve dhe kundër precedentit të rrëzimit të një qeverie legjitime para zgjedhjeve. Prandaj jemi në qëndresë kundër Qeverisë së Keqe, sepse Qeveria e Keqe e bën Kuvendin Krimvend, i bën zgjedhjet panair votash me çmim të kripur, ndërsa qeverisjen e bën çomangë antiqytetar dhe antiliri.


Askush nga ne nuk po bojkoton Kuvendin. Të gjithë opozitarët janë bërë bashkë që të tregojnë me gisht Krimvendin. Askush nga Opozita nuk po bojkoton zgjedhjet. Të gjithë Opozitarët janë bërë bashkë për të mospranuar stendëzimin e Opozitës në Panairin e Votave. Askush nga Opozita nuk po kërkon rrëzimin e një Qeverie Legjitime.


Po kërkohet thjesht mbyllja e kapitullit dhe ciklit të Qeverisë së Keqe. Qeveria Teknike është vetëm instrumenti dhe tranzicioni që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është precedenti. Aspak. Qeveria teknike është vetëm instrumenti. Zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme do të jenë precedenti. Ne si Opozitë jemi europianiste që po kundërshtojmë njohjen e shqiptarëve prej e nëpërmjet Qeverive të Këqija. Nuk po kundërshtojmë as Europën, as Vettingun, as Perëndimin. Krejt e kundërta është e vêrtetë.


Ne jemi mendjendarë në qëndresën tonë sepse duam qê Europa dhe Europianët të na njohin prej e nëpërmjet qytetarit shqiptar i cili është e meriton të jetë i konsideruar, trajtuar dhe mirëbesuar si natyralisht europian.


Qeveri teknike kërkohet. Qeveri teknike do të ketë. Integrim europian kërkohet. Europianizim do të ketë. Qytetari shqiptar sapo ka filluar të flasë. Qëndresa mendjendarë do të dëgjohet edhe nga veshët europianë. As shqiptarët e as ndërkombetarët nuk po kërkojnë Qeveri Besimi. Shqiptarët dhe Europianët janë në komunikim për themelim botëkuptimi të ri. Botëkuptimi i ri po e do të shpaloset. Republika e re do të vije. Është e pashmangshme.