Ne vazhdim te librit Panteoni i nendheshem ose letersi e ndaluar shkrimtari Visar Zhiti hyn ne perballjen me delikate te letersise dhe denimit te saj ndonese i kursyer Zhiti per here te pare na sjell nje strukture te te menduarit per shkrimtaret e diktatures dhe atyre qe bene letersi ne burgje duke zbuluar te erreten e nje perjetimi personal kur iu ofrua te ishte bashkepunetor ne diktature jo vetem atij por ne raste konkrete kur i eshte kerkuar Injac Zamputit te fliste kunder abejt. Pse Dritero Agolli jep deklarata dyshuese per letersine e burgut




Statistike llahtari


Ne Shqiperine socialiste ben


914.000 vjet burg


Dhe 256.146 vjet internim


Pra me shume se 10 mijevjecare denim.



Asnje pushtues dhe asnje lufte nuk solli kaq deme qe maten ne shifra kozmike si kohe yllesish.


Detyre eshte te tregosh vuajtjen e dhembjen por dhe vrasesit jo thjesht ata te vegjlit policet e burgut as vec komisaret e partise spiunet e lagjes prokuroret e gjyqtaret e skuadrat e pushkatimit por dhe skuadrat politike pushkatuese te Komitetit Qendror anetaret byrone drejtorite me tiranin kryevrases Enver Hoxhen autor kujtimesh edhe ky qe ia vazhdojne dhe pas vdekjes shkrimtaret e vet sigurisht e deri te metoda e realizmit socialist te kodi penal i ideologjise te doktrina.


Dhe te kerkosh ti shpetosh denimit ngjaka me denimin


Deri kur letersia shqipe do te vije nga denimet


Nga andej nga letersia tjeter erdhen temat tabu te palejuarat rrefime per naten e gjate diktatoriale brenda telave me gjemba barbarite e njeriut kunder njeriut nen marshin e luftes se klasave pabesite vrastare te sistemit mashtrimi shteteror torturat e zhdukjet gjithehataja kunder lirive te vogla dhe intime perditshmerise qendresa ndaj se keqes dhe rrenimit makthi mundi pikellues per te qene human kur ishte aq e veshtire vetvete - e pamundur ethet per jete lufta e vetmuar dhe e pabarabarte kunder teknokracise se tmerrshme te krimit. Une jam nga ata qe besojne se kjo krijimtari e pranuar ose e papranuar qofte vjen dhe sjell ate qe mungoi nje tjeter vlere me te madhe te lidhur me fatet dhe ekzistencializmin e njeriut shqiptar te shoqerise dhe kombit edhe pse dramatikisht me copetime. Megjithate kultura kombetare behet me me shume virtyt. Klima tjeter eshte krijuar ne letersine tone me artin si te vertete dhe te verteten si art edhe pse perzishem pasqyra te vuajtjes cnjerezore te kundershtive ndaj se keqes se skajshme.


Ne cdo kohe ka pasur te burgosur shkrimtare por seshte denuar letersia e tyre e as letersia ne teresi. Eumlshte nje dukuri e re e tanishme e denoncuar dhe e shpallur mbas renies se komunizmit dhe te diktatures ne Shqiperi.


Po te kujtojme ne burg ka qene dhe strategu i Rilindjes shqiptare dhe i lufterave per pavaresi Abdyl Frasheri dhe thuhet se edhe ai ka shkruar drama qe kane humbur kurse ideologu dhe vizionari i Rilindjes vellai i tij Samiu ka qene i denuar me izolim shtepiak por ai krijoi nje veper madhore letrare e kulturore per dy popujt qe ishin nen te njejten perandori e cila nuk e pengoi vellane tyre Naimin te behej poet kombetar i nje vendi te pushtuar ne skaj te asaj perandorie.


Ne bregun tjeter tek te ikurit edhe magjepsesi Jeronim de Rada ka qene i perndjekur dhe i denuar por kjo se pengoi as ate te behej poet perkundrazi. E arrestuan si kryengrites antiburbon e futen ne burg ne Napoli por sic deshmohet ne biografine e tij kishin lexuar poemen Milosao dhe ia nderprene perndjekjen dhe burgun. E shpetoi poezia me te cilen ai rifuti poezine shqipe ne Evrope ndersa nje shekull me vone ne dheun ame do te denonin per shkak te poezive ata qe do te donin te shkruanin si ne Evrope.


Pashko Vaso do te rrefente per burgun e vet por ne italisht ne gjuhen e vendit ku u denua si kryengrites kunder Austrise me nje titull te ngjashem me te Silvio Pelicos Burgjet e mia nga e cila dicka ishte perkthyer.


Ne shqip me sa di ka shkruar romanin Burgu shkrimtari Haki Stermilli i denuar ne kohen e mbreterise nderkaq ai shfaq nje si lloj miratimi se i dukej se po forcoheshin institucionet shteterore. Pra nuk kishte nje tradite kjo teme. Madje nen diktaturen komuniste do te arrihej te denoheshin libra te autoreve te huaj edhe te paperkthyer me temen tabu. Dostojevski Shenime nga shtepia e te vdekurve qarkullonte fshehurazi botim shqip i Prishtines.


Dilte ndonje roman me kampet shfarosese te nazisteve por ende sishte arritur te persiatjet e Primo Levit. Qendresa ndaj te keqes prodhoi se fundmi kulture mbrojtese. Tani kemi nje letersi te tille pjese e se teres qe ngjante e paqene por po shnderrohet ne thelbesore. Qendrimet ndaj saj jane treguese per me tej. Letersia e denuar i ka sjelle pothuaj te gjitha gjinite kryesore poezine sonetin e harruar sentencat poemat fabulat dhe satirat epistolatin esene libretin gazetarine prozen qe nga ditari memuaret tregimi novela e deri te romani e drama. Ajo tashme eshte nje univers.


Kersheria e lexuesit shqiptar ishte e madhe sepse po ballafaqohej me nje letersi ndryshe e vetja dhe tjeter - paskesh qene - por e pamesuar me te e fshehte nje realitet i panjohur jo vetem letrar. E si do te ishte e bukura e saj mermer i thyer varresh vagulli plagesh stuhi e ringjallur Me ckumt si ai i librave ne Perendim te te ndaluarve Si do te ishte komunikimi Nese shtetit te meparshem i duhej ta pengonte ta zhbente dhe investonte shume per kete qellim shtetit kundershtar te mepastajme i duhej e kunderta ta sillte ta promovonte por pa investuar dot sa shteti i meparshem. Ndoshta nuk i ka besuar edhe aq ashtu si shteti i meparshem i cili besonte se e kishte asgjesuar. Mbase sishin gati strategjite. Ashtu sic ka munguar zelli per te demshperblyer ish-te burgosurit politike qe ne fakt shoqeria do te demshperblinte letersine shqipe me ate qe mungonte. Ende nuk eshte arritur ne ndonje studim gjitheqemtues klasifikues ne dhenien e nje sinteze per letersine e denuar qe doli nga burgjet. Qasje me interes ka bere kritika e huaj duke e pare letersine e burgjeve shqiptare si pjese te se teres ne betejat kontinentale per liri dhe shpirt.



Perplasje.


Polemike me ide dhe kendveshtrime


Krahas vleresimit te pergjithshem qe iu be letersise se denuar risive te saj vepra te vecanta etj. ka pasur dhe sprapsje e mohime te shpallura publikisht. Intelektuale te socializmit shfaqen mosbesim kurse shkrimtare te socrealizmit te braktisur nuk u dhane ate solidaritetin e domosdoshem kolegeve te mbetur gjalle nga ferri dhe ate perkujdesjen qe ta jep profesioni per letersine e tjetrit. Mbas menjanesise fshihej smire per fatin dhe veprat. Ne perpjekje per te rivendosur vetveten larg pergjegjesive interesi i paleve pergjithesisht ka qene me ngarkese negative. Duke mesuar nga metodat e njeri-tjetrit shkrimtaret e ardhur nga socrealizmi jane me te suksesshem eshte arritur te perhapen edhe opinione te demshme ndaj letersise ne teresi.


Pasi u sha metoda e realizmit socialist duke u mohuar cdo veper e menduar si e saj nderkaq tekstet shkollore te letersise vazhdonin sic kishin qene pa bere ndryshime ne koncept ajo qe e pesonte duke goditur tinezisht ishte letersia e denuar edhe pse ne kohen e saj.


Po mundohem te rendit disa ceshtje



Ardhja dhe zevendesimi


1. Ndoshta nisi me nje alarm. E dha shkrimtari i njohur Dritero Agolli kryetari i fundit i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve shqiptare ne diktature. Letersia e te burgosurve erdhi te zevendesoje letersine shqipe - tha ai. Te tjere e perforcuan aq sa dukej se po kerkohej rritje e vigjilences dhe e gatishmerise ndaj nje revolte te re te te burgosurve. Mendoj se ne letersi nuk veprojne keshtu ligjet e rrotacionit dhe askush nuk vjen te zevendesoje aksh shkrimtar ose letersi sidomos ate te socrealizmithellip


Letersia qe doli nga burgjet nuk erdhi te bente nderrimin dhe as si alternative e asaj qe ishte aq me teper te shembe a te permbyte. Keto do te ndodhnin dhe pa te. Letersia e burgjeve vjen sepse eshte dhe sjell vetveten. Kaq te drejte e ka. Alarmi duhej dhene nese ajo do te mungonte.



Sasia


2. Menjehere u perfol dhe iu dha edhe medias nje dyshim qe u vulgarizua qe duke qene jashteletrar po ngjante me arsyetim detektivesh do te thosha sipas te cilit smund te ishte shkruar aq shume neper burgje.


Dhe nisen llogarite per vitet e denimit per autore te ndryshem Shqiperia e pame ka bere burg me mijevjecare dhe u pjesetuan me sasine e titujve te veprave dhe u diltehellip e pamundura. Si mund te ishte shkruar aq shume thane. Sduhet te jete e vertete. Megjithate vepra ishin e zeza mbi te bardhe. Po dilnin dhe pritej te dilnin te tjera. E si mund te zgjidhet kjo me cgjyq Autoret e dale nga burgjet heshtnin. Pritej te flitej per vlera morale dhe estetike. Te jetuarit nen diktature e kerkonte nje debat te tille. Dhe mosbesuesit iu pergjigjen po vete pyetjes se tyre se ish-te burgosurit politike do ti kene shkruar me vone veprat ne postdiktature dhe u kane vene data te dikurshme te kohes diktatoriale. Edhe te vdekurit ta kene bere kete gje me realizem magjik Se sipas tyre kjo mund te zbulohet dhe nga gjuha e perdorur nga fjalet e tanishme. Pra moren rendesi zoteruese burgu dhe koha brenda tij. Kur koha dhe vendi skane pasur rendesi ndonjehere per vlerat e njemendta te letersise. Mos ishim te denuar prape qe veprat tona nuk duhet te prekeshim me Gati ishim ti nenshtroheshim nje akt-ekspertize te re si dikur. Nderkaq lexuesi gjithnje e me teper rrezonte nga sasia e librave te realizmit socialist duke i nxjerre nga letersia.



Vjedhjet


4. Do te doja te ndalesha te vjedhjet ne letersine shqipe gjate periudhes se sundimit te realizmit socialist qe cuditerisht nuk jane trajtuar kurre si ceshtje nuk jane bere hulumtime dhe as eshte menduar te kete denime edhe pse ka institucion te mbrojtjes se te drejtave te autorit.


Se pari u vodh letersi sovjetike por edhe nen shembullin e asaj letersie. U perdoren po ato skema u perseriten personazhe e ndodhi gjithmone me shemtueshem e me neveritshem aq sa letersia jone jo vetem po qante si e perkthyer por dhe e tjetersuar.


Ndersa mermeritej p.sh. qe romani epope Doni i qete i Shollohovit nuk ishte e tij - edhe shtypi francez kishte hedhur kete dyshim - por i qe marre tjeterkujt ndoshta nga te vraret si kundershtare te ne nen logjiken e marrjes se pasurise se tjetrit floririt dhe tokave u grabiten autore. Dihet qe eshte marre fjalori i madh i Mustafa Krujes - Merlikes. Jane pervetesuar vepra te Mitrush Kutelit Lef Nosit Gjergj Komninos Justin Rrotes Hekuran Zhitit etj. Eumlshte fjala per vjedhje fizike te veprave te tyre tregime studime deri dhe romane botuar me pas me emra te shkrimtareve te realizmit socialist. Bilal Xhaferi falte poezi te vetat kur sbotoheshin dot me emrin e tij. Jane vjedhur edhe perkthimehellip


Nderkaq eshte vene re se neper dosjet e te denuarve gjenden krijime te ngjashme me botime te shkrimtareve zyrtare te atyre qe u lejoheshin ato me gjithe dosjet.


Vjedhja me forma te ndryshme tani me plagjiatura te rafinuara ose flagrante po vazhdon shpesh e mbrojtur nga fama e dikurshme e shnderruar ne siguri e diktat por sidoqofte meriton nje trajtim kritiko-ligjor-penal..




Bashkepunetoret


7. Dhe kalohet ne sulm deri edhe ne media perflitet se mjaft nga intelektualet jo vetem shkrimtare te realizmit socialist por dhe nga te persekutuari kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit diktatorial dhe dalin here pas here emra por pa u hapur dosjet.


Jo se ska te thyer ne radhet e te persekutuarve mbase dhe mjaft per fat te keq por te drejten morale per ti akuzuar e kane ligji qe mungon dhe bashkevuajtesit e tyre dhe jo ata qe ishin pjese e diktatures dhe i vune me dhune nen sherbimin e tyre e tani i flakin duke i ridemtuar. Lexojme ne shenimet postume qe botohen se edhe studiuesit te shquar Injac Zamputit me origjine italiane i ishte kerkuar te informonte fshehurazi per kolegun e vet dijetarin Eqrem Cabej qe thoshin se kishte qene ne burg por jo kishte pasur te shoqen. Profesor Injaci nuk pranoi kurrsesi por u vetembyll e bente jete murgu mbi libra gjithe ankth ne pritje te arrestimit me vite.


Edhe une bej pjese ne ata qe e refuzuan me shkrim ate bashkepunim katil por e di cfare sakrifice e rende eshte dhe e theksoj jane perdorur tortura te llahtarshme fizike dhe psikologjike uri e rrahje cmendarake thesi ne koke si ne mesjete varje neper cengela etj. deri te perdhunimet e grave e te vajzave te familjes se atij qe i kerkohej bashkepunimi dhe ku ne prani te tij Trupi renia dhe degjenerimi me pare jane te atyre qe ua kerkuan bashkepunimin me dhune viktimave sesa te vete viktimave dhe ndeshkimi qe vonon duhet te nise tek ata. Jam per hapjen e dosjeve duhej bere me kohe qofshin te politikaneve shkrimtareve e njerezve te artit dhe jam i pari qe kam shtuar qe ne ane te emrit te cdo bashkepunetori ne liste te vihet dhe emri i atij qe e beri te ate te tille si me ctorture.


Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thote ne nje poezi te veten Me mire te te vrasin komunistet sesa te jesh komunist.


Fragment nga sprova eseistike Letersia e denuar