Nga Ulqini, Flora Nikolla





Qerimi ka vec pak jave qe eshte vendosur ne Ulqin. Me pare ka punuar kamerier ne Kroaci dhe Turqi, dy vende te Ballkanit, gadishullit qe ne nje nga gjuhet e tij do te thote mjalte dhe gjak. Tani duket se ndihet mire ketu buze Adriatikut, ne qytetin e dyzuar mes lartesise qe ofron relievi i tij shkembor dhe butesise se krijuar nga bregu i detit. Nuk kishte qene kurre me pare ketu ne qytetin qe, sipas historise, citohet te jete ilir, i shtrire nga Kepi i Mendres ne veri, deri ku Buna, i vetmi lume i lundrueshem i Shqiperise, derdhet ne Detin Adriatik. Jam i Tetoves..., tregon ai, pas pershendetjeve te mireseardhjes, duke na drejtuar ne nje tavoline te vendosur mbi nje platforme te drunjte, gati mbi bregun e detit... ndricuar nga drita verdhacuke, leshuar bujarisht nga kalaja e lashte qe i qendron mbi shpine qytetit.


-E ti i kujt je bre... ?, pyet ai buzagaz njerin prej nesh.


-I Shqipnise..., pergjigjet kolegu yne pas nje heshtje pak sa te gjate, pasi pertyp sa duket ne mendje pyetjen 'e cuditshme' te Qerimit.


-A te Shqipnise... te gjithe a ???, -vazhdon te pyese tetovari, duke u munduar njeherazi te na sistemoje tavolinen e drunjte.


Tregon se eshte 24 vjec. Ka lindur dhe eshte rritur ne Tetove, qyteti i banuar nga shumica shqiptare ne Maqedoni, nje shtet dikur pjese perberese e Republikes Federale te Jugosllavise, sikunder edhe Mali i Zi. Ndihet mire ketu, ne qebaptoren e vendosur ku perfundon Plazhi i vogel, pagezuar shume vite me pare me emrin Legenda... pikerisht ku qyteti i hipen ne shpine plazhit, per te nisur pas kesaj nje varg hotelesh..., disa prej tyre te ndertuar nga koha e udheheqesit jugosllav Josif Broz Tito.


Qerimi e nis punen e tij dikur rreth mesdites, atehere edhe kur pushuesit e shumte fillojne te gjallojne jeten e qytetit banuar nga te pakten 40 mije banore, por, qe sipas statistikave, arrin deri ne 100 mije banore gjate stines se veres.


-Nje raki prej shtepise dhe vaj ulliri te bere vete..., a ban me ju gostit... thote ai ..., teksa servir qebapet te pjekur mire dhe sallaten e njohur ndryshe nga vendasit si shopska.


Por, "i kujt je bre ???"- pyetja spontane dhe e dashur e Qerimit... ne Ulqin, nje nga qytetet me te vjeter te pellgut te Adriatikut, dikur pjese e perandorise romake, asaj bizantine dhe ne shekujt XII-XIV, pjese e perandorise sllave, do te behej lajtmotivi i nje nate korriku..., pak ore pas hapjes se panairit te Librit Shqip, nje panair tradicional, i cili duket se i shprishi kufijte kulturore mes dy vendeve nga kur nisi te organizohej nente vite te shkuara.


- Te kujt jeni bre???, na pyeti Hafizja, zonja e ketij lokali tradicional, ndertuar 20 vite te shkuara.


-Te Shqipnise, i thame kesaj here ne nje ze ...


Iu bashkua pa droje tavolines sone..., mbushur kesaj here me gaz.


Vec ketij lokali dhe nje fabrike qe prodhon vaj ulliri ajo jeton me familjen e saj ne nje shtepi te madhe, ne pjesen e poshtme te qytetit, por qe e leshon me qera per mysafiret gjate veres.


Vijne shume nga Kosova dhe Shqipnia..., por vijne edhe shqiptare te Zvicres e te Gjermanise ne Ulqin, na defteu ajo.


6-10 euro eshte pagesa per nje pushues ne Ulqin, i cili eshte plot njerez vetem ne 3 muajt e beharit. "Ulqini eshte bosh ne dimer... vec tre lokale qendrojne shil... , cdo gje eshte e mbyllur", thote Hafizja.


-Por, tani ne vere cdo kush ka hisen e vet, vazhdon biseden ajo ... per lokalet e shumte qe jane hapur tej e me tej..., lum ai qe i reziston...


Historikisht banoret e ketij qyteti kane qene te lidhur me aktivitetin e tyre si detare, tregtare dhe zejtare. Pas vendimeve te Kongresit te Berlinit ne vitin 1880, Ulqini me periferite e tij, deri ne lumin Bune, iu bashkua Malit te Zi, nje republike e vogel e perbere nga 650 000 mije banore. Ne kete kohe, shume ulqinake u shperngulen ne Shkoder, nje cope udhe qe ketu.


Mbi 40 vjet, ulqinaket qe jetonin ne Shkoder nuk mund te shkonin ne vendlindjen e tyre dhe qyteti i tyre u kthye per ta ne nje gojedhene te ndaluar. Ulqini mori pamjen qe ka ende sot, si nje qytet-plazh buze detit Adriatik, rreth viteve '70, kur udheheqesi jugosllav, Tito, kreu nje sere investimesh ne kete zone.


Hafizja tregon se dhe shtepite e vendosura ne kalane e Ulqinit, ku jane gjetur gjurmet me te lashta te ketij qyteti, u rehabilituan pikerisht ne ate periudhe.


Te veshura me rrasa guri gri, ato duken me se te mirembajtura. Ndersa nje shoqate eshte krijuar enkas per te mbrojtur kete pasuri, ku si vlere vertet e rralle konsiderohet nje beden ilir, i gjetur ne shtresat e thella te platese se kalase.


Rreth nente vite me pare, Ulqini filloi te preferohej dhe te vizitohej edhe nga shqiptaret e Shqiperise, te cilet vitet e fundit shenuan pikun e preferences se tyre per te kaluar pushimet ne kete qytet, dikur 'molle e ndaluar' per shqiptaret.


Por, nuk jane te pakte shkodranet, te cilet jane vendosur ketu ne Ulqin. Dikush eshte martuar, dikush eshte punesuar, dikush ka hapur ndonje tregti. Ne baret e pafund buze detit ne klubet e nates shume kengetare shqiptare interpretojne kenge tradicionale te Shqiperise, kenge tipike te Kosoves, kenge tradicionale te kesaj zone.


Ne maj te vitit 2006, ne nje referendum rreth 55.4 per qind votuan pro pavaresise se Malit te Zi, duke shenuar shperberjen perfundimtare te Jugosllavise dhe njeherazi edhe pavaresine e Malit te Zi, ku jetojne vec shqiptareve dhe malazezeve, dhe boshnjake dhe rome, etj.


- Te kujt jeni bre?, pyetem nje grup te rinjsh kur nata po i afrohej dites ...


- Te Kosoves..., bertiten ata ne kor. ATSH