Lulishtja e godinës së Kuvendit, priti sot në gjirin e saj Pjetër Arbnorin, një nga drejtuesit më të vlerësuqar të Parlamentit shqiptar, i cili nderohet kështu pas vdekjes me një bust që të kujtohet gjithmonë ndër vite.


Në ceremoninë e vendosjes së bustit të Arbnorit ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, ministra dhe ish ministra, deputetë e ish deputetë.


Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejtë, u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.







Ndërkohë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe mik i ngushtë i tij i ngushtë, Bensik Mustafaj theksoi se vlerat që kanë transmetuar figura të shquara si Pjetër Arbonri duhet të adaptohen sot në shoqërinë shqiptare.


Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë, tha Mustafaj.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)