Ndonjëherë të gjithë ne mbijetojmë për të treguar, për të dëshmuar gjithçka ndodh tek brezat e ardhshëm. Ngjarjet, situatat janë shënime që mbeten të skalitura tek secili prej nesh. Edhe ai, Primo Levi, shkrimtari, dëshmitari, partizan, kimist dhe poet Italian mbijetoi për të treguar. Ai dëshiron t'i japë zë dëshmisë së tij, për të mos harruar. Recitali letrar "Primo" vjen në teatrin Eksperimental Kombëtar "Kujtim Spahivogli". Ky recital iI marrë nga Se questo è un uomo (A është vallë, njeri ...?) i Primo Levi-t me Jacob Olesen dhe regji të Giovanni Calò dhe i prodhuar nga Enrico Carretta vjen për publikun shqiptar në 9 shkurt ora 19:00 dhe për të hyrja është e lirë.