Nga Lutfi Dervishi


Një kujtesë për ditën e Flamurit


Sot


1- Turqia është partneri strategjik i Shqipërisë!


2- Turqia është investitori i tretë më i madh në Shqipëri!


3- Falë Turqisë do të kemi së shpejti linjën tonë kombëtare ajrore!


4- Turqia mbetet për shqiptarët destinacioni më i preferuar turistik, sidomos paketat verore!


5- Turqia vendi i rilindasve dhe deputetëve shqiptarë që ngritën Flamurin e Pavarësisë!


6- Për shkak të Turqisë kemi heroin tonë kombëtar Skënderbeun!


7- Më shumë shqiptarë jetojnë në Turqi se në Shqipëri!


8- Audiencën më të madhe televizive e kanë telenovelat turke!


9- Turqia, vend mik, por jo model për Shqipërinë!


10- Turqia vend vëlla që nuk na e uron pavarësinë!