Kur diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian arriti në përurimin e presidentit iranian të shtunën, ishte një shenjë e qartë e angazhimit për marrëdhënie më të mira, edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe Trump kanë kërkuar më shumë aleat për të izoluar Iranin.


Por deri në fund të ceremonisë, Federica Mogherini, shefi e politikës së jashtme të BE-së, do të jetë në qendër të një polemike shumë të ndryshme, ajo që përfshin … selfiet.


Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e zhvilluar në ndërtesën e Parlamentit, ku Presidenti Hassan Rouhani u betua për një mandat të dytë, një turmë deputetësh u formua rreth Mogherinit në dyshemenë e Kuvendit.


Të veshur me kostum dhe çallmën karakteristike, pothuajse të gjithë kishin në duar celularët duke bërë selfie.


Duzina e ligjvënësve i hodhën fotot e tyre me gëzim në rrjetet në rrjetet sociale.


Një parlamentar, me një kostum blu, u përkul mbi sediljet për një kënd të përsosur për veten.


Por fotografitë, shpejt u bënë virale në internet dhe nisën talljet në shtypin lokal dhe më pas në atë ndërkombëtar.


“Të nderuar deputetë, ju falënderoj për turpin e 80 milionë njerëzve,” shkroi një përdorues i Twitter, duke iu referuar popullatës iraniane.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter