Në brigjet e liqenit të Kukësit ka nisur fushata një javore “Ta pastrojmë Drinin që na bashkon në Kukës.


Fushata zhvillohet në kuadër të projektit CRESSIDA e mbështetur nga Agjencia Amerikane e Mjedisit  dhe Bashkia Kukës.


Kjo veprimtari do të ndikojë pozitivisht për të eliminuar burimet e ndotjes përpara se të fillojnë reshjet.


Është një nismë që do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore të basenit të Drinit thotë Eltjana Shkreli, koordinatore e projektit.


Kukësi është zgjedhur për fillimin e fushatës, sepse është qyteti ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi, dhe ku grumbullohen mbetjet urbane të sjella nga vendbanimet përgjatë dy lumenjve.


Projekti CRESSIDA përfshin Bashkitë e Kukësit dhe të Dibrës në Shqipëri, si dhe të Gjakovës dhe të Istogut në Kosovë dhe synon trajtimin e problematikës së mbetjeve urbane përgjatë lumit Drin.


 


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter