Emisionin Open i gazetares Eni Vasili ku u diskutua për krizën politike dhe aksionin e opozitës, startoi mbrëmjen e djeshme me një përplasje të fortë midis kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe deputetit të PS, Alket Hyseni.


Sherri në transmetim live mes dy ish-zyrtarëve të majtë që kanë mbajtur poste thuajse të ngjashme në kohën kur kryeministër ka qenë Fatos Nano degjeneroi në sulme të ashpra personale.


Idrizi tha në nisje të emisionit që nuk e kishte imagjinuar të protestonte sërish për demokracinë në 2019, ashtu siç kishte bërë në vitin 1990 kundër regjimit të Enver Hoxhës.


Pikërisht për këtë pohim, deputeti Hyseni tha se si mund të flasë Idrizi kur është njeriu i ecejakeve politike sa në koalicion me të majtët e sa në të djathtët.


Më pas në vijim të emisionit, Idrizi po fliste për kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që u ndërpre nga Hyseni sërish.



Kreu i PDIU-së i acaruar zbuloi detaje nga e shkuara e të dyve si doganierë, duke thënë se e ka pushuar nga puna Alket Hysenin dhe posedon disa e-maile të kryeministrit Fatos Nano ndaj tij.


Ndërkohë, Alket Hyseni ka deklaruar se qëndrimi i Idrizit është një gënjeshtër e pastër dhe se lideri i çamëve është thjesht zhurmues.


DEBATI IDRIZI-HYSENI:


Idrizi: Po të duash të nxjerr edhe e-mailet e Nanos për ty, sa të dal që këtu! Të kam pushuar nga puna në doganë


(Hyseni e ndërpret)


Idrizi: Unë kam e-maile zyrtare për ty!


Hyseni: Mos gënje se je mashtrues. Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar, është i dëshpëruar.


Idrizi: Të kam pushuar nga puna si hajdut Alket. Të kam fut unë te Partia Socialiste o Alekt. Të lutem, nuk kam ardhur për Alketin këtu se me të i kam zgjidhur para dhjetë vjetëve.


Hyseni: Ndërpriteni opozitën të flasim edhe ne qytetarët.


Lidhur me këtë debat mes tyre ka reaguar në Facebook, gazetari i kronikës Artan Hoxha. Ai thotë se nga ky debat doli qartë se të dy ligjvënësit kanë shkarkuar njëri tjetrin nga puna gjatë qeverisjes së Fatos Nanos, madje dhe kanë spiunuar njëri-tjetrin.


POSTIMI I ARTAN HOXHËS:


Shkëmbim zjarri verbal ne TOP CHANNEL


Dy politikane, sot,


Dy opozitare kur e majta ishte ne opozite,


Dy pushtetarë kur e majta erdhi ne pushtet,


Dy koleg si deputet ne kuvend,


Dhe u desh qe njeri te dilte ne opozite dhe tjetri te mbetej ne pushtet, te mësonim qe te


Dy paskan qene kolege DOGANIERE ne kohen e qeverisjes se Fatos Nanos,


paskan shkarkuar njeri-tjetrin nga puna, madje i paskan çuar informacion zyrtar shefit, kundër njeri-tjetrit


NO COMMENT..