Bota duhej te mesohej me rritjen ekonomike te Kines pasi nuk ka asnje ceshtje te bashkesise nderkombetare ku te mos kerkohet edhe qendrimi kinez Qofte ky ndryshimi i klimes qofshin protestat e pergjakshme ne Siri apo programet atomike te Korese se Veriut dhe Iranit. Nderkohe pesha e thesarit kinez prej 3 bilione dollaresh ka ndikim edhe tek kuletat europiane.



Perpjekje per te fituar besim



Megjithese Angela Merkel u perpoq ta mohoje se ne Kine udheton ne rolin e asaj qe lutet per krizen e euros faktikisht kancelarja gjermane u prezantua si menaxhere europiane per investimet. Me durim ajo beri lobim here pas here per euron. Me hollesi ajo sqaroi paktin fiskal vendimi per te cilin u mor pak para vizites se saj. Por ne fund pati vetem nje pohim te turbullt te kryeministrit kinez Ven Jiabao Po mendojme se si te gjejme nje rruge per tu angazhuar ne ombrellen e shpetimit te euros.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel ne Kine



Megjithate kancelarja gjermane mundet te jete e kenaqur me viziten e saj. Ajo takoi tre kreret me te larte te politikes kineze. Kryeministri kinez Jiabao madje beri edhe nje hap te pazakonte ai shoqeroi Merkelin gjate udhetimit te saj ne metropolin jugor kinez Guangzhu. Pas vizites se peste te kancelares Merkel ne Kine ky hap sinjalizon nje marredhenie te ngushte mes te dyve dhe me kete edhe nje baze stabel per marredheniet kinezo-gjermane.



Censurim i programit te vizites



Dicka duhet ta kete shqetesuar kancelaren Merkel - dhe te tjere qe e konsiderojne te rendesishme per politiken e jashtme gjermane barazvlefshmerine ne interesa dhe vlera Mikpritesit kineze ia dolen qe te pengonin nje vizite te kancelares tek grupi mediatik kritik ndaj regjimit Nanfang ne metropolin Guangzhu. Nga ana tjeter u pengua nje takim i Merkelit me avokatin per te drejtat e njeriut Mo Shaoping i cili ka mbrojtur edhe rastin e nobelistit te Paqes Liu Xiaobo. Merkel duhet ta kete kuptuar kete si nje lloj komandimi dhe provokim.



Mes vezhguesve kineze qarkullojne fjale se vetem nje gje rritet me shpejt se ekonomia kineze Vetebesimi i udheheqjes kineze. Por ajo qe shihet si censurim i programit te vizites se Merkelit duket se tregon qe ky vetebesim ndodhet mbi bazament te lekundshem. Kina do te kishte dhene nje imazh pozitiv po qe se do ta kishte lejuar kancelaren te vizitonte grupin mediatik te gazetave kritiken Nanfang dhe do te tregonte hapesirat e gazetarise ne Kine. Kete shans Kina e humbi. Sa i pasigurte duket Pekini ne shtetin e tij te se drejtes kur pengon Merkelin te takoje nje avokat te njohur te te drejtave te njeriut. Nuk mjaftojne vetem arkat plot qe Kina te luaje ne kategorine e pare te fuqive boterore. Pekini duhet te tregoje me shume sovranitet me ata qe mendojne ndryshe.



Autor Matthias von Hein



Redaktoi Amarildo Topi