Një person që pretendohet  të jetë eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shëngjin është lënduar në një incident pranë një qendre votimi në shkollën e Shëngjinit.


Gazetari i Ora News Elvis Hila raportoi live për incidentin në Shëngjin.


Mësohet se i dëmtuari është Florjan Dushku dhe është qëlluar me tytën e armës.  Gazetari i Ora News tha se kishte parë një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital.


“Shikoj një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital. LSI thotë se është eksponent i kësaj partie. Personi është transportuar në spital” raportoi gazetari i Ora News.


Më pas u mësua u mesua se personi ishte plagosur me tytën e armës.  Flitet për disa persona që janë përfshirë në konflikt.


Reagon LSI- Me njëherë ka reaguar nga selia e LSI në Tiranë, Luan Rama që theksoi se ky është incidenti i tretë i shënuar në Lezhë me përfaqësues të kësaj partie, nga ata që i cilësoi si kriminelë që lëvizin lirshëm pavarësisht policisë.


Ai tha se aktivisti i tyre u plagos nga tre persona të armatosur, që siç tha Rama, janë pjesë e një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark.


Duke e cilësuar një rast të përsëritur, Luan Rama bëri përgjegjës Kryeministrin  dhe kreun e policisë Çako.


Këtij të fundit, shtoi ai, i është kërkuar nga Ministri Demiraj të shkarkojë ekipin drejtues të policisë në këtë qark dhe nuk e ka bërë.


Ai apeloi votuesit të mos bien pre e provokimeve.


Reagon policia- Policia jep informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë një shkolle në Shëngjin. Sipas policisë konflikti dyshohet se ka qenë i çastit


“Me datë 25.06.2017, rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkolles 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë. Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht”


Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017





/Oranews.tv/ 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter