Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kanada, ku sipas raportimeve të para dyshohet për katër persona të vdekur në qytetin Fredericton, New Brunswick.


Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lindje të Kanadasë dhe se policia i ka bërë apel banorëve të zonës të mos dalin nga shtëpitë. “Ne do t’iu japim informacione sapo të mundemi”, – ka njoftuar policia në “Twitter”.


Nuk dihet se kush ka qëlluar me armë zjarri apo nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist. Policia ka rrethuar zonë dhe evakuuar disa banorë…




10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)