Pronari i një lokali në zonën e Priskës ka rënë në prangat e policisë me akuzën e  moskallëzimit të krimit.


Specialistët për Hetimin e Krimit të  Komisariatit të Policisë Nr 4, ndaluan shtetasin, Ardi Ajdini, 21 vjeç, banues në Tiranë.


Në njoftimin për mediat, blutë bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 01:20, të datës 05.07.2016, tek nr 112 ka ardhur një njoftim se tek një lokal në zonën e Priskës, ka të shtëna me armë zjarri.


Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me mbishkrimin “Luger”, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Shtetasi Ardi Ajdini i cili është dhe pronari i lokalit është arrestuar në flagrancë për veprën penale  “Moskallëzim krimi” dhe “Prishje e qetësisë publike”, pasi ky shtetas ka pretenduar që nuk ka patur të shtëna me armë zjarri por kanë qënë fishekëzajrrë.


Policia nisi proçedim në gjendje të lirë dhe për dy punonjës policie pranë burgut 313, të cilët nuk kanë dhënë informacion mbi ngjarjen e ndodhur, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale  “Moskallëzim krimi”.Përkatësisht:


-Hamza Agaci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh


 -Adrian Gjonaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh


Shtetasit Agaci dhe Gjonaj në momentin e shoqërimit kanë patur edhe armët e shërbimit me vete (pistoleta të tipit “TT”), të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për egzaminim në laborator, por nga kqyrja paraprake gëzhojat që u gjetën dhe u sekuestruan  nuk përputhen vizulalisht me fishekët që qiten nga  pistoleta e tipit “TT”.


Proçedim në gjendje të lirë policia ka nisur edhe Xhesajn Picallit, kamarier i lokalit për veprën penale  “Moskallezim krimi”.


Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Moskallëzim krimi”,  “Prishje e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe  municionit”.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter