Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një shkollë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për shumë viktima.


Agjentë policie të armatosur rëndë, madje edhe një tank, janë parë pranë shkollës ku ka ndodhur ngjarja.


Ndërkohë nga pamjet e publikuara, duken me dhjetëra persona të cilët marrin ndihmën e parë mjekësore.