Tre persona raportohet se janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Maryland, SHBA. Nxënësit dhe punonjësit e shkollës janë evakuuar të gjithë.


Shkolla, 100 km nga Uashingtoni, frekuentohet nga rreth 1.600 nxënës. Autoritetet lokale, sigurojnë gjithsesi që situata tani është nën kontroll. Mes të plagosurve është edhe vetë agresori.


Ai që ka hapur zjarr ka qenë pikërisht një nxënës, i cili ka qëlluar kundër shokëve, një djali dhe një vajze, para se të goditej dhe ekzekutohej nga një agjent i sigurisë së kampusit. Lajmin e bëri të ditur sherifi i kontesë së Mary-t, Timothy Cameron për shtypin amerikan. Të tre ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Akoma të paqarta janë arsyet e sulmit, siç është e tillë edhe lidhja apo njohja mes autorit dhe dy nxënësve.


Policia bën me dije se situata është vënë në kontroll dhe ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.


20 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)