Interviste me Megi Mazreku, market development manager ne Study in England.
Te gjithe maturantet qe presin te perfundojne sivjet gjimnazin, kane nje mundesi te shkelqyer per te zgjedhur institucionin e duhur arsimor per ta. Behet fjale per institucionet e larta arsimore ne Mbreterine e Bashkuar, "Anglia Ruskin University" dhe "Cambridge Ruskin International College". Ne nje interviste, menaxherja e "Study in England", jep te gjitha detajet per te interesuarit. Ajo tregon per diplomat qe ofrojne universiteti dhe kolegji ne fjale, si dhe kriteret qe kane te bejne me mesataren dhe gjuhen e huaj.
Cilat jane mundesite qe ofrohen per studentet shqiptare me ardhjen ne Tirane te dy prej kolegjeve dhe universiteteve me te njohura ne Britani?
"Study in England", ne bashkepunim me "Cambridge Education Group" dhe "Anglia Ruskin University" ofron per te rinjte shqiptare mundesine e studimit ne Mbreterine e Bashkuar. Cambridge Education Group do te zhvilloje ne Tirane me date 9 Qershor, ne oren 10.00 testin e pranimit (Entry Test). Per te gjithe te interesuarit, te cilet ndjekin shkollen e mesme, duke filluar nga mosha 15 vjec e siper dhe kane deshire te vazhdojne studimet e tyre ne Britani, mund te regjistrohen per te kryer testi e pranimit, i cili perfshin testin e gjuhes angleze dhe testin e matematikes. Ne baze te rezultateve te testit dhe intervistave individuale, CATS College do te ofroje dhe bursa te pjesshme. Zv. Drejtori i CATS College, Tim Joseph do te jete ne Tirane per te zhvilluar intervistat individuale me studentet e interesuar. Anglia Ruskin Univerisity do te perfaqesohet nga zonja Modesta Koloseviciute. Anglia Ruskin University dhe Cambridge Ruskin International College (CRIC) ofrojne studime ne nivelin Bachelor dhe Master.
Cilat jane disa nga programet qe ofron CATS College?
A-level eshte e pershtatshme per ata studente te cilet jane ne dijeni se ne cilat lende ndihen te zote dhe duan te kene nje njohuri me te thelle te lendeve qe duan te studiojne ne Universitete. International Baccalaureate (IB) eshte nje alternative per studentet te cilet deshirojne nje game te gjere lendesh per te mesuar mjaftueshem per shume disiplina, per lende si matematika, shkencat, artet dhe lendet humane. A-Level dhe IB jane kualifikime te fuqishme per hyrjen ne Universitete, megjithate ka disa fusha te tjera si mjekesia, ku mbikeqyresit e pranimeve preferojne A-Level. Kjo ndodh sepse ata ofrojne nje kurrikul per lende specifike si matematike, kimi dhe biologji, te cilat do te zhvillohen edhe ne Universitete.
Kur eshte koha e pershtatshme per te aplikuar?
Duke pasur parasysh se studimet fillojne ne Shtator, momenti me i pershtatshem per te aplikuar ne Kolegjet dhe Universitetet ne Mbreterine e Bashkuar, eshte muaji i Qershorit. Nese aplikoni ne daten 8 Qershor, ne fund te muajit do te keni pergjigjet e aplikimeve. Per ata, te cilet nuk kane dhene IELTS, do te kene mundesi ta japin gjate muajit Korrik. Deri ne fund te Korrikut, do te mund te keni CAS STATEMENT, e cila konfirmon studimet tuaja ne Kolegjin perkates dhe ju ndihmon ne procesin e aplikimit per studimet jashte vendit. Ne nuk rekomandojme qe te filloni studimet me vonese, pasi do te keni probleme me mesimet, akomodimin ne kampuse dhe ambientimin me sistemin britanik. Regjistrohuni tek "Study in England" dhe me pas do te kryeni tetin e pranimit, nje interviste individuale me njerin nga perfaqesuesit e CATS College dhe ne baze te rezultateve qe do te keni, CATS College do te ofroje bursa per studentet shqiptare. Takimet do te zhvillohen neser (e premte) nga ora 10:00 deri 13:00 dhe nga ora 14:00 - 18:00. Nxitoni, pasi tashme numri i bursave eshte i limituar.
Mund te na thoni dicka rreth Anglia Ruskin University dhe Cambridge Ruskin International College (CRIC) dhe disa nga profilet, si per studimet Bachelor dhe Master qe ofron?
Per te gjithe ata studente qe duan te vazhdojne studimet Bachelor dhe Master ne Mbreterine e Bashkuar, universiteti Anglia Ruskin eshte zgjedhja e duhur. Nese keni mbaruar me nje mesatare mbi noten 8 ne shkolle te mesme dhe zoteroni gjuhen angleze (minimumi 5.5 IELTS), atehere nuk keni nevoje qe te beni University Foundation, programin parauniversitar. Per ata, te cilet nuk e kane kete nivel te gjuhes angleze duhet te bejne 1 semester ose 2 semestra kurs te gjuhes angleze ne Cambridge dhe me pas mund te pranohen ne Anglia Ruskin University. Me perfundimin me sukses te studimeve, studentet e diplomuar nga Angla Ruskin University pajisen me nje diplome te njohur nderkombetarisht dhe jane te mirepritur nga shume punedhenes.
Takimet me perfaqesuesen e Universitetit
Per te ata maturante te cilet deshirojne te studiojne ne institucionet prestigjioze te arsimit te larte britanik, ne "Anglia Ruskin University" dhe "Cambridge Ruskin International College" (CRIC), perfaqesuesja e ketyre te fundit do te jete ne Tirane me 8 Qershor. Sikurse behet me dije, takimet me te do te zhvillohen ne ambientet e Hotel Carlsberg, prane Presidences, nga ora 10.00 deri ne 13.00 si dhe nga ora 14.00 deri ne oren 18.00.
Regjistrimet
Per te realizuar regjistrimin, studentet shqiptare mund te komunikojne ne telefonin +355692656317 ose ne email:
[email protected]. Intervistat dhe testimet do te zhvillohen diten e premte, me 8 qershor ne hotel Carlsberg ne Tirane.
Procesi i Regjistrimit Fillestar eshte FALAS per te gjithe pronaret dhe personat qe kane te drejta mbi pasurite e paluajtshme.