Një modele e revistës Playboy, Dani Mathers, rrezikon gjashtë muaj burg pasi u tall me trupin e një pensionisteje.

29-vjeçarja u fotografua teksa takonte avokatin e saj në Los Angeles, SHBA.

Mathers postoi një Snapchat një foto të një gruaje të moshuar duke u larë në dush në palestër.

Ajo rrezikon gjashtë muaj burg nëse gjendet fajtore për shpërndarjen e imazheve private.

Mathers, që ka qenë modelja kryesore e Playboy-t për vitin 2015, e postoi foton në fund të korrikut, shoqëruar me diçiturën: "Nëse unë nuk rri pa e parë këtë, as ju nuk mundeni".