Sipas statistikave zyrtare, në vendin tonë ka 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë. Rreth 20% e përdoruesve janë heroinomanë, 15% përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marijuanës.


Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën Aksion+, shprehet: Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë. Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit.


Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale.


Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.


Thjesht, mos e provoni, bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/TCH