Ditët e Memories janë duke u bërë gjithnjë e më shpesh si ditë përkujtimesh të mistereve të pazgjidhura. Kur do të flasim për misterin e Ustikës - në ditët e ardhshme - ne do të rreshtojmë edhe njëherë tjetër listën e supozimeve dhe hamendësimeve që asnjë sentencë gjykate - në vitet e fundit - duket ta ketë eliminuar përgjithmonë. Tashmë jemi mësuar me këtë dukuri. Duke filluar nga vrasja e rebelit siçilian Salvatore Giuliano në 1950 deri tek masakrat terroriste të viteve të “plumbit” 70-të, e nga rasti i lozhës masonike P2, deri tek dosja e spiunëve sovjetikë në Itali (dosja "Mitrokhin”), çka do të thotë se nuk ekziston çështje italiane në të cilën nuk ka rënë përmbi të një perde misteri si një bllokadë ndaj së vërtetës. Ka patur vendime gjyqësore, por tre shkallët gjyqësore shpesh kanë prodhuar vendime kontradiktore, siç ndodhi kohët e fundit në historinë e Gjenovës (ku gjatë një manifestimeve “No-global” u vra një militant anarkist nga policia italiane) gjatë G8 në vitin 2001. Ne kemi një sistem "garantist" që në fund të fundit mbron të akuzuarit.
Por kur një Gjykatë shpesh korrigjon një tjetër shkallë gjykate dhe kur sot mund të jesh fajtor e nesër del të jesh i pafajshëm, apo anasjelltas, asnjë vendim në sytë e opinionit publik duket, sidomos në rastet politikisht të diskutueshme, si një pikë fundore, si një e vërtetë e padiskutueshme. Kur një gjykatë e shpall dikë të lirë dhe tjetra e dënon, shumë italianë në mënyrë të pashmangshme do të arrijnë në përfundimin se në origjinën e çdo ngjarjeje ka diçka të mbuluar nga një mbrojtës i fshehur. Dhe ne përjetojmë përshtypjen se vendi lundron në një det sekretesh. Skandalet, intrigat dhe lehtë-besimet e opinionit publik, gjithmonë e gatshme për të dyshuar për keq, i përkasin fiziologjisë së të gjitha demokracive. Nëse presidenti i Republikës franceze nuk do të ishte një monark, presidenca Mitterrand do të prodhonte një numër të konsiderueshëm “rastesh” skandali. Pra, jo vetëm në Itali - ndër të tjera - kur duhet të hidhet dritë mbi një ngjarje, hetimet mund të duken të pafundme.
Për hetimin e ngjarjeve në London-derry, në Irlandën e Veriut, më 30 janar të vitin 1972 (masakra e përgjakshme e së dielës - Bloodt Sunday), kanë qenë të nevojshme dy hetime publike. E dyta, e miratuar nga Toni Bler, zgjati dymbëdhjetë vjet dhe mohoi hetimin e parë, por konkluzionet e veta, të bëra publike në ditët e fundit janë të qarta dhe nuk do të kontestohen me shumë gjasa.
Ndoshta shembulli britanik mund të na ndihmojë të kuptojmë pse kërkimi i së vërtetës është më i komplikuar në Itali sesa diku tjetër. Komisioni për masakrën e Londonderry kryesohej nga lordi Mark Saville, një njeri i cili ka kaluar gjithë jetën e tij nëpër salla gjyqi, fillimisht si avokat dhe më pas si gjyqtar, dhe tani është një anëtar, bashkë me nëntë gjyqtarë të tjerë, të Gjykatës së Lartë, të ngritur një vit më parë. Pranë tij, ndër të tjera, ishin një gjyqtar i Zelandës së Re dhe një gjyqtar kanadez.
Komisioni i ngritur nga Gordon Broun mbi luftën në Irakut, kryesohej nga John Chilcot, një “Mandarin”, i cili ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës të tij publike në postet e larta të Ministrisë së Brendshme. Në Itali, megjithatë, komisionet janë zakonisht parlamentare - të përbëra me doza të forta politike dhe shpesh bëhen vende ku secila palë mbështet hipotezën që më mirë përkon me vizionin e tyre ideologjik të ngjarjes, ose më keq, shumica bien dakord se saj interesave. Në heshtjet më të diskutueshme do të ishte më mirë që të ndjekin shembullin britanik dhe t’i besojmë hetimet një panel të pavarur gjykatësish, të ardhur nga një karrierë e shquar dhe e papërlyer. Besoj se italianët do të ishin më të gatshëm për të pranuar konkluzionet e tyre. (Corriere della Sera)
Aneksi i shqiptar i të vërtetave të pazbardhura/Misteret në të shumtën e rasteve mbeten mistere. Sidomos kur përkufizimi i misterit është ajo që nuk dihet. Në mënyrë shumë të fshehtë e të pakuptueshme, në mënyrë misterioze ndodhi hemorragjia shpirtërore ndër shqiptarë me Masakrën e Tivarit, e pazbuluar; i fshehtë e të pakuptueshëm nga të tjerët janë krimet e ndryshme të ndodhur gjatë periudhës së komunizmit, e pazbuluar; që është e panjohur, që përmban diçka shumë të fshehtë, që fsheh një mister, që nuk mund të kuptohet ose që kuptohet me vështirësi të madhe është vrasja e tribunit të demokracisë Azem Hajdari (prapavija politike e komisariatit të policisë); diçka e panjohur ose shumë e fshehtë është vjedhja e Thesarit të shtetit etj; diçka e errët dhe e pashpjegueshme është tragjedia e Gërdecit (ndonëse në gjykim): ky mister i madh, i ndritshëm, i heshtur, kaq turbullues fsheh brenda vetes edhe plot mistere të tjerë më të vegjël (Lavdrim Lita)

...