Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi se ndryshimet që miratohen sot në Kuvend në ligjin për Teatrin Kombëtar hapin garë të drejtë dhe të barabartë për të gjitha subjektet që dëshirojnë të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e zonës së teatrit.


Kërkuam mendim për këtë projektligj dhe pas rikthimit të dekretit nga presidenti dhe prej këtij momenti, opozita duhet të heshtë. Deklaroj se kemi zbatuar të gjitha ndryshimet e KE-së në draftin që sillet në parlament, pasi ne e respektojmë plotësisht mendimin e Bashkimit Europian, tha Balla.


Pas miratimit të ndryshimeve në projektligj, hapet procesi 60-ditor për paraqitjen e projekteve.


Kuvendi përmes ndryshimeve hap garë të barabartë e të drejtë me interesin e mbrojtjes së pronës publike. Asnjë centimetër nuk do të tjetërsohet tek privati, do kemi teatër modern bashkëkohor me vlerë 27 mln euro, tha Balla.


20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)