Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e Europa Nostra, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj,Sneska Quaedvlieg-Michailovic,  dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.


meta


Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falenderoi Europa Nostra për mbështetjen krah Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.


Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.


Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.


Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit Dëshmorët e Kombit, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të Europa Nostra, Profesor Paolo Vitti.


Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’“, – u shpreh Presidenti Meta.