Krijimi i Teatrit te Kukullave ne Tirane si date historike njeh 6 dhjetorin dite ku u shfaq premiera e pare e mirefillte Fatbardha e shkrimtarit sovjetik Shnejdor.

Per te kujtuar ate dite te vitit 1950 drejtuesit e Teatri Kombetar i Femijeve kane pergatitur disa aktivitete qe nisin sot paradite dhe mbyllen ne mbremje. Koncerte ekspozite premiere cmime nje program maratone.





Historia e ketij teatri thote se iniciatori i pare si regjisor per eksperimentimin e Teatrit te Kukullave ishte Xhemal Broja i cili mblodhi aktoret e pare si Marta Burda Eleni Plasari Ana Kcira Myftar Armiri Avni Resuli Tiftire Keta Qenan Toro Enver Dauti Melpomeni obani etj.. Kukullat u pergatiten nga Ndoc Kodheli dekoret nga piktori Rrok Daberdaku dhe kostumet nga Veta Stillu.





Teatri i pare profesionist i Kukullave ishte i perbere vetem nga 12 persona nga te cilet nje regjisor nje piktor per kukullat e skenat pese actor nje marangoz nje rrobaqepes nje elektricist nje makinist dhe nje llogaritar. Shfaqja e kesaj pjese u dha ne skenen e Kinema Republika ku zhvilloi aktivitetin e tij Teatri i Kukullave qe nga mbarimi i vitit 1950 dhe deri ne vitin 1955. Puna ecen me tej me 20 Mars 1951. Llazar Veria ve ne skene shfaqjen Hirushja.





Kukullat dhe dekoret e gjithe ketyre qe thame me larte cila mund te quhet edhe faza e pare e ketij Teatri u realizuan dhe ideuan nga mjeshtri Ndoc Kodheli dhe skenografi Rustem Qenani.





Ne vitin 1954 drejtimin artistik te Teatrit e merr regjisori Selman Vaqari deri ne vitin 1964. Mbas ketyre viteve vjen regjisorja Lavdie Toro e cila luan nje rol te rendesishem te ketij Teatri.





Nje peshe me rendesi ne vite ka dhene skenografi Tonin Shiroka Artist i Merituar Libretisti Petraq Risto skulptore Majlinda Frasheri Romeo ani dhe tani Merita Spahija si dhe shume bashkepunetore te tjere si Kristo ala Alfred Trebicka Ilir Dragovoja Aurora Klajd Ymeri Adrian Hila Sokol Marsi Matlinda Mehmetaj Vangjel Kozma etj..





Ne Maj 2003 Teatri i Kukullave mori statusin Kombetar dhe ne vitin 2005 emertohet Teatri Kombetar per Femije. Kjo salle perbehet nga 160 vende dhe jep mbi 500 shfaqje ne vit ne te gjithe vendin.