Ligji për Teatrin Kombëtar, i miratuar në Kuvend me votat e shumicës, duhet të dekretohet edhe nga presidenti Ilir Meta. I pyetur mbi këtë gjë, kreu i shtetit është ka deklaruar se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm jashtë përgjegjësive që ai ka.


Dua tiu siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla, u përgjigj shkurt Meta.


Ndërkohë artistët vijojnë protestat e tyre kundër ndërtimit të Teatrit të ri, dhe opozita kundërshton fuqishëm ligjin e sapomiratuar në Parlament.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)