Shfaqet dokumentari që tregon se si artistët e Romës mbrojtën godinën


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mblodhi edhe këtë të hënë intelektualë, artistë dhe qytetarë të interesuar për çështjen e Teatrit Kombëtar. E reja ishte që u shfaq një dokumentar që tregon se si artistët në Romë u mblodhën për mbrojtjen e një godine të teatrit duke qëndruar vetë aty.


Aktori i shquar Robert Ndrenika tha: Të na lënë edhe 70 vjet të tjera kështu siç jemi, pasi i shtyjmë. Këtu vjen era kusari, vjen era hajdutllëk.



Jemi në shi dhe nuk futemi dot brenda sepse drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet dhe do lëpijë edhe 4 vjet të tjera, na mbylli derën, u shpreh aktori Arben Derhemi, duke iu referuar drejtorit të rizgjedhur Hervin Çuli.


Artistët thonë se nënshkrimi i një memorandumi mes skenës së pavarur kulturore dhe Ministrisë së Kulturës, nuk prek qëndrimin e tyre për mbrojtjen e teatrit.


16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)