Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thirri një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin Për Artin dhe Kulturën dhe Transparencën për ndërtimin e TK.


Kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thotë që ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjorë dhe Bashkia refuzon transparencën për projektin e Teatrit Kombëtar. Reagimi i sotëm i kësaj sindikate, vjen pas rreth një muaji që kur artistët thirrën në një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin Për Artin dhe Kulturën dhe Transparencën për ndërtimin e TK. Nga data 22 që kemi dërguar letrat në ministri dhe bashki, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për kërkesat tona. Të kërkosh transparencë nuk është histeri, u shpreh sot, Alert Celoaliaj.


Sindikata e Artistëve deklaroi që është për rikonstruktimin, qoftë edhe kthimin në muze, dhe jo shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Madje propozoi që çdokush mund të kontribuojë për këtë. Duke theksuar që nuk do të tolerojnë aspak ngushtimin e territorit të teatrit. Nuk thotë që do ndërtohen kulla, nuk thotë që do ndërtojmë teatrin poshtë kullave. Nuk thotë që territori i TK nuk duhet të preket. Po a nuk kemi të drejtë ne si qytetarë të Tiranës të kërkojmë të drejtat për këtë territor të këtij qyteti. Shumë shpejt brenda javës do të lidhim gjithë institucionin e nevojshëm për të hapur një numër llogarie për rikonstruktimin e TK kombëtar dhe për donacione nga gjithë shqiptarët, tha Arben Derhemi.


Artistët kërkuan edhe rikthimin e qendrës e artit, statusin e artistit, si dhe ruajtjen e autonomisë. Nuk është argument që të mbyllësh një institucion, sepse ka punuar keq drejtori. Siç nuk është produktive që nga 30 milion lekë që ka qenë fondi i qendrës në dispozicion të projekteve private, sot të katandisemi në 10 milionë lekë. Nuk është decentralizim siç pretendon ministrja ky ligj, por është centralizim i skajshëm, u shpreh Kastriot Cipi.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)