Trajneri i kombetares shqiptare Gianni De Biasi, konference shtypi Foto Agim Dobi (1)TIRANË, 12 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Xhani De Biasi është një nga pesë trajnerët më të mirë në botë. Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja britanike, "Telegraph".

Tabloidi anglez, ka përpiluar një listë me 20 trajnerët më të mirë aktualisht në futbollin e ekipeve kombëtare. Joachim Lou është në vendin e parë të kësaj renditje, teksa teniku Italian i kuqezinjëve në vendin e pestë.

Renditja e këtyre teknikëve është bazuar në rezultatet e arritura prej tyre. Gjermani Loeu arriti të shpallte Gjermaninë kampion bote. Jorge Sampaoli, i Kilit arriti me përfaqësuesen kiliane të shapllej kampion i kontinentit amerikan, teksa Del Bosque me Spanjë ka arritur rezultatet të jashtëzakonshme, 1 kupë bote dhe dy kampionate Europiane. Teksa, De Biasi, shkruan "Telegraph" ka jetësuar ëndrrën e kombit Shqiptarë, për të parë përfaqësuesen e tyre në një kompeticion të rëndësishëm si kampionati Europian i futbollit.

Për tu theksuar është se De Biasi në këtë renditje ka kaluar edhe Antonio Conte-n, teknikun Italian, që në nivel klubesh është shpallur tre vite rradhazi kampion me Juventusin në Itali, Seria A

1.Joachim Loew - Gjermani
2.Jorge Sampaoli - Kili
3.Lars Lagerbak - Islandë
4.Vincente del Bosque - Spanjë
5.Gianni de Biasi - Shqipëri
6.Michael O'Neill - Irlanda e Veriut
7.Marcel Koller - Austri
8.Jose Pecerman - Kolumbi
9.Antonio Conte - Itali
10.Chris Coleman - Uells
11.Marc Uilmots - belgjikë
12.Roy Hodgson - Angli
13.Rui Aguas - Kape Verde
14.Gerardo Martino - Argjentina
15.Oscar tabarez - Uruguai
16.Didier Deschamps - Francë
17.Anghel Irdanescu - Rumani
18.Vahid Halilodzic - Japoni
19.Martin O'Neill - Republika e Irlandës
20.Jurgen Klinsman - USA

/f.n/