Brazilia (Start)- Trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, publikoi listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e 19 nëntorit me Portugalinë.



Tekniku ka thirrur për këtë ndeshje sulmuesin zikaltër, Adriano, megjithëse ky ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e tij tek Interi, Murinjon.



Jashtë liste mbetet ylli i Milanit Ronaldinjo. Dunga ka deklaruar se Dinjos i duhet akoma kohë për të arritur në formën e tij më të mirë. I pyetur nga mediat, tekniku është shprehur edhe për pakënaqësitë që janë shfaqur për mosthirrjen e Amaurit, duke thënë se më i preferuar për të është Alfonso që luan në Holandë tek Herenveni.



“Alfonso arriti të shënonte 36 gola në sezonin 2006-07, në një kampionat ku kanë luajtur futbollistë si Romario dhe Ronaldo, -deklaroi Dunga. –Amauri është paraqitur mjaft mirë tek Palermo, por ka arritur të shënojë vetëm 15 gola, ndërsa Alfonso 36, deferencë e madhe apo jo?”.



Më poshtë do të paraqesim listën e plotë të lojtarëve që do të grumbullohen nga Dunga për Portugalinë.



Portier:

Hulio Sezar - Inter

Doni - Roma



Mbrojtës:

Maikon - Inter

Daniel Alvesh - Barcelona

Kleber - Santos

Marçelo - Real Madrid

Lusio - Bajern Mynih

Miranda - San Paulo

Tiago Silva - Fluminense

Luisao - Benfika



Mesfushorë:

Gilberto Silva - Panathinaikos

Hosue - Volfsburg

Elano - Mançester Sity

Anderson - Mançester Junaitid

Kaká - Milan

Diego - Verder Bremen

Mansini - Inter

Aleks - Internacional



Sulmues:

Robinjo - Mançester Sity

Luis Fabiano - Sevilja

Aleksandre Pato - Milan

Adriano - Inter