Ardhja e Anchelotit në krye të skuadrës së Real Madrid, duket se ka ndryshuar krejtësisht rrjedhën e merkatos te kjo skuadër. Tekniku italian duket se ka një projekt të qartë dhe afatgjatë në mendjen e tij, pasi Reali i tij i ardhshëm pritet të mbështetet më shumë te talentet e reja, në mënyrë që ekipi të ketë një të ardhme të sigurt.


Ish tekniku i PSG, i cili ka treguar gjithmonë mbështetje për brezin e ri, duket se këtë vit do tu japë hapsira të mjaftueshme talenteve të kësaj skuadre, duke filluar nga blerja më e re Isco, për të vazhduar me të rinjtë e tjerë Morata, Jese, Carvajal dhe Naço. Të gjithë këto talente janë pesë lojtarët e rinjë që pritet të jenë pjesë e skuadrës së ideuar nga tekniku i mirënjohur Karlo Ançelotti, për sezonin e ri futbollistik. Trajneri i Real Madrit pritet të ftojë në skuadrën e parë edhe Casemiron dhe rusin Cheryshev nga akademia e klubit të Real Madrid.


Largimi i Kakas, Callejon, Di Maria, Higuain dhe Albiol thuhet në mediat spanjolle se do të jetë bilanci i “fshesës” së Ancelottit pas emërimit të tij në krye të “Galaktikëve”.


Ndërsa pritet që gjatë merkatos verore së bashku me brezin e ri që ka projektuar ish tekniku i PSG, të bashkohet edhe një emër tashmë i madh i futbollit europian. Bëhet fjalë për lojtarin më të kërkuar të Madrilenëve në këtë merkato verore, Uellsianin Garet Beil. Mesfushori i Totenham është një nga objektivat më madhorë të drejtuesve të Real Madrid, i cili pritet që këtë merkato verore të veshë fanellën e “Los Blankos”. I vetmi problem në këtë mes është çmimi i lartë i kartonit të talentit Uellsian që kushton rreth 100 milion euro. Nëse arrihet një marrëveshje me Totenham, atëherë Beil do ti shtohet listës së madhe të lojtarëve të rinjë që Ancheloti ka gati për sezonin e ri futbollistik.