Pas tre ditëve, zjarrfikësit në Teksas kanë vënë në kontroll një pjesë të zjarreve që kanë përfshirë shtetin. Zjarret masive kanë përfshirë mijëra hektarë dhe kanë shkatërruar rreth 1000 banesa.

 


Ndërkaq, zyrtarët lokalë thanë se flakët u kanë marrë jetën 4 personave dhe kanë detyruar evakuimin e disa mijëra të tjerëve. Vatra më e rrezikshme aktive është në Kontenë Bastrop, disa kilometra nga Austin, ku një ditë më parë u gjetën 2 viktima. Në operacionet për shuarjen e zjarreve, janë përfshirë disa qindra zjarrfikës.