Një tualet publik që është ndërtuar në afërsi të parkut në Viti, jo që nuk është i shfrytëzueshëm, por është bërë hall i madh për qytetarët. Përveç kësaj, tualeti publik është shndërruar në një gropë septike, madje e mbushur me mbeturina dhe kalimi andej është i vështirë nga kundërmimi i erës së rëndë, transmeton KTV. Xhevat Emërllahu, ka thënë se ky tualet publik është turpi dhe fatkeqësia e qytetit, e po ashtu kritikoi edhe kryetarin e komunës Nexhmedin Arifi, për keqmenaxhim në këtë komunë.


Banorët thanë se kalimi nëpër parkun e qytetit nuk ngjan në qendër të një qyteti, pasi menaxhimi i këtij tualeti publik ka mbetur në pikën zero. E, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Vitisë, Agim Haziri, i ka thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit se që në fillim ka qenë kundër ndërtimit të këtij tualeti publik, por nuk është pyetur fare, dhe si pasojë e kësaj nuk është duke u marrë me këtë çështje./Indeksonline./