Prishtinë- Parlamenti i Kosovës i ka dhënë zgjidhje rrëmujës të kodeve telefonike që operonin në territorin e vendit, duke miratuar me shumicë votash një kod të vetëm që është kodi i Shqipërisë +335.

Është shqyrtuar kështu sot projekt-rezoluta lidhur me përdorimin e tre kodeve të huaja telefonike në Kosovë, e cila parashikonte që në rast të mos marrjes së një kodit të vet telefonik, Kosova të lejohej të përdorte kodin telefonik të Shqipërisë + 335 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.

Projekt-rezoluta u miratua me 47 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenime. Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës neni 6 paragrafi 1 dhe nenit 52 pika 2 duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion rrjedhimisht, nuk mund të ketë kod të vetin telefonik.

Kjo rezolutë e miratuar sot përmbante saktësisht pikat e mëposhtme:

Duke pasut parasysh humbjet e mëdha financiare qindra milionëshe të cilat i ka pësuar dhe i pëson nga shfrytëzimi i kodeve telefonike, të Monakos, Serbisë e Sllovenisë.

Duke pas parasysh koston e qytetarëve të shfrytëzimit të kodeve telefonike

Duke e parë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas është rritur dhe komunikimet ndërkohë kostoja e këtij komunikimi është shumë e lartë, duke pasur parasysh cenimin e sigurisë shtetërore në seancën plenare të 30 gushtit miratoj këtë rezolutë.

1. Qeveria e Kosovës të marr vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova +381, +386, dhe +377 me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë me +355.

2. Në bazë të realizimit të këtij qëllimi brenda një kohe shumë të shkurtër të inicioj negociatat me Republikën e Shqipërisë

3. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe ato të mos vazhdohen më tutje.

/IDEA/