Sindikalistët e sektorit të telekomunikacionit ndjehen të kërcënuar jo vetëm nga ndryshimet e pronësisë së kompanive, por më së shumti nga zhvillimi teknologjik, veçanërisht sistemet e reja 5G. Kjo sindikatë grupon 17 mijë punonjës të sektorit të telekomunikacionit.



Tregu i telekomunikacionit në Shqipëri është futur në një cikël zhvillimesh ku një prej kompanive celulare mund të ndërrojë pronësi. Sindikata e punonjësve të Post-Telekomit në Shqipëri kërkon marrjen e masave, dhe të dilet me një strategji se si do të operohet.


Në qoftë se kjo kompani që do e blejë çfarë do të bëjë me këto punonjës do i mbajë e do ti zëvendësojë me punonjësit e saj, pra rreziku kryesor këtu është te punonjësit, nga mbyllja e operatorit të kaluar u prekën 255 vende pune dhe nga mbyllja e këtij operatori që rrezikon ose të shitet sepse nuk dihet fati i punonjësve, janë rreth 400 punonjës të tjerë që rrezikojnë të mbeten pa punë. Sot asnjëri nuk e di ku janë punonjësit e operatorit Plus që u mbyll të njëjtin fat mund ta kenë dhe këta punonjës, u shpreh Renato Muçaj, President i Sindikatës se Post Telekom-it.


Sektori i post telekomunikacionit në Shqipëri ka rreth 17 mijë punonjës dhe rreziku tjetër për vendet e punës për këtë sektor vjen nga zhvillimet teknologjike.


Shumë profesione si tekniket e bakrit p.sh mund të themi, sot po kalojmë në rritje me fibra optike, kemi rrjet e reja 5G që priten të implementohen nga të gjitha kompanitë. Këto d.m.th që shumë punonjës mund të humbin vendet e punës sepse një teknologji e re del dhe kërkon riaftësimin e punonjësve. Në qoftë se këta punonjës nuk arrijnë të aftësohen, kuptohet që kompanitë mund ti nxjerrin në rruge, tha Renato Muçaj.


Sektori i komunikimeve elektronike në vend është në vështirësi dhe kjo konfirmohet edhe nga shifra e AKEP, kur për vitin që shkoi u vu re një rënie e ndjeshme e të ardhurave me 13%, duke zbritur nga rreth 320 milionë euro në 2016-ën në afro 280 milionë euro në 2017.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)