Ka startuar këtë të martë në ekranet shqiptare telenovela më e re turke, Rrahje Zemre. Ajo po transmetohet çdo të martë në Tv Klan në orën 16:05.


Rrahje Zemre është prodhim i vitit 2017-2018 me aktoren e ëmbël dhe shumë të preferuar Öyku Carayel (në role të më parshme Xhemre tek Kuzey Guney, Diamante dhe dashuri, apo si sulltanesha Dilruba tek Sulltanesha Kosem).


Edhe pse bota është një vend i tmerrshëm, ka gjithmonë njerëz, të cilët vërtetojnë se njerëzit e mirë në fund janë gjithmonë fitues. Telenovela ka në qendër të saj dy të dashuruar, të cilët edhe pse përpiqen ta mohojnë ndjenjën për njëri-tjetrin, rrahjet e zemrës nuk i fshehin dot. Një histori e sfidave jetësore e një doktoreshe të suksesshme, e cila e nisi gjithçka nga zero dhe me shumë inat për tu bërë dikush në jetë.Një mashkull që do ti jap asaj kurajo dhe më pas do ta dojë pafundësisht. Ai për të është një guidë që e kap përdore dhe i thotë mund tia dalësh.


Eylul është një neurokirurge e suksesshme, e cila i bën ballë paragjykimeve të pacientëve në punë, të cilët kërkojnë një doktor mashkull dhe jo atë. 12 vjet me parë, kur Eylul ishte shume e re, jeta i ndryshoi krejtësisht: nëna e saj kreu vetëvrasje. Ajo u rrit nga babai dhe njerka. Eylul ndryshoi shkollë disa herë dhe babai i saj duke mos dashur që të merrej me një vajze rebele e dërgoi të rritej tek gjyshja, në Marmaris.


Ali Asaf është një mësues 30-vjeçar në Marmaris në shkollën për vajza të Eylul. Edhe pse ka një enigmë të madhe se përse një doktor i suksesshëm si ai kishte lënë Stambollin dhe jepte mësim në Marmaris, vetëm një gjë është e vërtetë për të: Ai ishte shpëtimtari i Eylul që ajo të mos e shkatërronte jetën e saj, dhe arsyeja që ajo u bë me vonë një  kirurge e suksesshme. Teksa të gjitha këto gjëra ndodhen mes tyre, Ali fillon të bjerë në dashuri me të bukurën Eylul.


Ali Asaf pushohet pa të drejtë nga puna, si pasojë e një keqkuptimi. 12 vjet më vonë, rruga e tij bashkohet sërish më atë të Eylul në të njëjtin spital ku punojnë së bashku si doktorë. Pasi u pushua nga puna si mësues, Aliu largohet në SHBA ku vazhdon karrierën si doktor. Ai rikthehet në Turqi për të punuar në spitalin që zotërohet nga babai i tij adoptiv.


Arsyeja se përse Eylul punon në të njëjtin spital është e ndryshme: ajo humbet gjyshen e saj në të njëjtin spital dhe është betuar që do të gjejë dhe do të ndëshkojë personat përgjegjës për vdekjen e personit të saj më të shtrenjtë. Rrahje Zemre është një serial që përgjatë 135-150 serive që parashikohet të transmetohet përfshin në vetvete dramë, komedi, dashuri dhe aksion.


Pjesë e kastit të aktorëve që luajnë në Rrahje Zemre, një prej serialeve më të suksesshëm të momentit në Turqi, përveç dy aktorëve kryesorë Oyku Karayel dhe Gokhan Alkan janë edhe Ege Kokenli, Ali Burak Ceylan, Hakan Gerçek, Fatih Donmez, Metin Coskun, Vedat Erincin, Basay Okay, Hasan ahintürk, Selahattin Pasali, Baris Aytaç, Basar Dogusoy, Burcu Türünz, Ceylan Ceylan, Erdem Kaynarca dhe Ruçhan Çaliskur.