KANGJELLAGardhi prej hekuri, i cili rrethonte ndërtesën e Kryeministrisë iu dhurua sot Parkut Kombëtar të Butrintit.


Ky është vendimi nr. 4 i qeverisë Rama, i cili kthen vëmendjen nga qendra arkeologjike më e njohur e Shqipërisë.


Megjithëse simbolik, ky gjest në fakt është mjaft i dobishëm për Butrintin, pasi rrethimi i qendrës arkeologjike është tejet i amortizuar.


I ngritur me beton diku rreth viteve ’70, gardhi në Butrint nuk është ndryshuar, edhe pse kjo qendër e trashëgimisë është tashmë më e vizituara në Shqipëri nga turistët e huaj dhe vendas.