Dhëmbët perfektë? Të bardhë, të mëdhenj, të drejtë e të rreshtuar mirë në gojë. Mund të jetë kështu në çdo vend të botës, përveç Japonisë. Femrat në këtë vend po çmenden pas një tendence të fundit për të pasur një pamje të njohur me emrin Yaeba. Në japonisht yaeba do të thotë dhëmbë dyshë. Disa e quajnë edhe dhëmbët vampirë, por kjo nuk i shqetëson shumë japonezet, që janë dyndur në klinikat dentare në Tokio. Nju Jork Tajms thotë se në thelb të kësaj çmendurie është dëshira për tu dukur më e vogël e më e re.