Një person i armatosur hapi zjarr në një kinema në Tenesi të SHBA. Ai ishte futur në kinema me armë zjarri dhe një hanxhar, me të cilin plagosi një person.


Agresori u vra nga policia në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një orë pas njoftimit për të shtëna një kinema.


Ky incident vjen vetëm dy javë pasi një tjetër person qëlloi me armë zjarri brenda një kinemaje në Los Angeles.


Rasti më i rëndë i sulmeve në Kinema ishte ai gjatë premirës së filmit Batman ku një person qëlloi mbi spektatorët duke vrarë 12 persona e plagosur 70 të tjerë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter