Ekzekutimet


karrigia elektrikeGuvernatori i shtetit të Tenesit në SHBA ka firmosur një ligj për të lejuar përdorimin e karriges elektrike për kryerjen e ekzekutimeve të dënimeve me vdekje në rast se ekzekutimet me injeksion nuk janë të disponueshme. Ligji u kalua me shumicë dërrmuese nga ligjvënësit e shtetit muajin e kaluar.


Ata qenë të shqetësuar nga mungesat gjithnjë e më të mëdha të përzierësve kimikë që përdoren në injeksionet vdekjeprurëse, si pasojë e faktit se kompanitë farmaceutike europiane që i prodhojnë këta përbërës, refuzojnë ti shesin për qëllime ekzekutimi.


Tetë shtete amerikane u japin aktualisht të dënuarve mundësinë të zgjedhin mes vdekjes në karrigen elektrike apo vdekjes me injeksion.


Ky shkrim Tenesi rikthen metodën me karrige elektrike u publikua me pare te Gazeta SHQIP.